E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork, rrëzohet avioni, shpëtojnë 155 pasagjerët

Nju Jork - Autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara njoftuan se një avion me 155 vetë në bord u rrëzua mbi lumin Hadson në qytetin e Nju Jorkut, por pa shkaktuar viktima. Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u evakuuan pa pësuar dëme nga rrëzimi.

Një avion me 155 pasagjerë është rrëzuar në lumin Hadson në Nju Jork ku fatmirësisht nuk ka patur viktima. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e ndihmës së parë dhe të shpëtimit të cilët kanë bërë të mundur evakuimin e pasagjerëve. Avioni i linjës "US Airëays" me numër fluturimi 1547 u ul dje pasdite mbi ujërat e ngrira të lumit Hadson, vetëm disa minuta pas nisjes.

Ndërkohë, shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë hyrja në pjesën e motorit e disa zogjvve.

Pas operacionit të shpëtimit me varka, kryebashkiaku i Nju Jorkut ka falenderuar pilotin e avionit, që arriti sipas të tij, të manovronte me mjeshtëri, duke e ulur avionin e dëmtuar mbi ujë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›