E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI thirrje për integrimin

Tiranë -Kreu i LSI-së Ilir Meta ka përshëndetur sot ratifikimin nga Parlamenti i Greqisë i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. “Ky moment tepër i rëndësishëm kërkon seriozitet dhe një përgjegjshmëri të jashtëzakonshme nga institucionet e vendit, nga Parlamenti, por mbi të gjitha nga mazhoranca aktuale, e cila duhet të kuptojë se çdo shfrytëzim politik i këtij momenti nuk bën gjë tjetër veçse vë në pikëpyetje suksesin e këtij aplikimi”-theksoi Meta, teksa Shqipëria pritet të aplikojë për statusin e vendit kandidat

Më tej, Meta tha se BE-ja ka shprehur qëndrimin e qartë e pa ekuivok se Shqipëria duhet të hedhë një sërë hapash të rëndësishëm për afrimin e mëtejshëm drejt saj, veçanërisht në drejtim të arritjes së standardeve në kriteret politike. Kushti i parë përcaktues janë zgjedhjet e lira e të ndershme të Qershorit 2009.

Për sa i përket procesit të aplikimit, kreu i LSI-së theksoi se para se të gjithash duhet një konsensus shumë të gjerë politike brenda vendit, që sipas Metës do të thotë një tryezë e thirrur nga Presidenti i Republikës me përfaqësuesit kryesorë të mazhorancës dhe të opozitës për të diskutuar këtë fazë të re ku hyjnë marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe procedurat që duhet të ndiqen më tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›