E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork te indinjuarit pushtojne rruget


Dy ditë nga shpërngulja më forcë nga ana e policisë së Nju Jorkut, prej parkut “Zuccotti” të manifestuesve të lëvizjes “Occupy Wall Street”, e njohur ndryshe si lëvizja e “të indinjuarve”, mbështetës të lëvizjes, zbarkuan sërish në rrugët njujorkeze.

Mijëra persona lanë shtëpinë e tyre dhe dolën në rrugët e Nju Jorkut. Turmat nisën gradualisht të drejtohen drejt bursës së “Wall Street”. Por ai që nisi si një marshim paqësor, përshkallëzoi në dhunë mes manifestuesve dhe forcave të policisë, që nisën të bllokonin rrugët që të conin në drejtim të bursës.

Protestuesit u përplasën me barrikadat policore në disa raste. Autoritetet njoftuan arrestimin e të paktën 75 personave, ndërkohë që disa raportohen Kriza FinanciareMerkel-Cameron, debat mbi divergjencat Spanjë, thellohet kriza, tronditen bursatBarroso: Të mbrojmë euron të lënduar lehtë. Organizatorët thanë se pas “dëbimit” prej parkut ku shprehnin indinjatën e tyre kundër sistemit financiar, ka patur një pjesëmarrje masive në protesta.

“Mendoj se sot ishte një pjesëmarrje masive. Pas sulmit të forcave të policisë, mesazhi ynë u mor qartë në të gjithë botën”, thotë organizatori, Jo Robin.

“Të indinjuarit” fajësojnë koorporatat e mëdha ekonomike si përgjegjëset kryesore për krizën e ekonomike në vend.

Dy ditë më parë, policia ndërmori një operacion dhe shpërndau me forcë “të indinjuarit” që kishin ngritur kampin e tyre të protestës në parkun “Zuccotti” që prej muajit shtator. Protesta, u cilësua nga kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg si anti-ligjore. Parku sipas tij, u shndërrua në një oaz për shkeljen e ligjit, ku ushtronin aktivitetin e tyre shpërndarës dhe përdorues të drogës.

Edhe një gjykatë në Nju Jork e quajti të ligjshme shpërndarjen e “të indinjuarve”, duke vërejtur se cënonte sigurinë publike.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Trafikantët, zjarr me policinë greke
Ngjarja ndodh vetëm 300 metra nga kufiri
Borxhi, reformat mund ta lehtësojnë
Arrorët, qeveria premton 290 milionë $
Krimi i organizuar shqetëson ndërkombëtaret
SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›