Nju Jork, zgjidhet mosmarrëveshja për muzeun 9/11

Mosmarrëveshja e cila ka ndikuar në publikimin e punimeve në Muzeun 11 Shtatori në Nju Jork, është zgjidhur, në vigjile të përvjetorit të 11 të sulmeve terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.
Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit dhe prefekti i qytetit të Nju Jorkut, këtë marrëveshje e kanë publikuar mbrëmë. Mosmarrëveshja për çmimin kishte ndalur këtë projekt për disa muaj.
Muzeu Kombëtar 11 Shtatori në Nju Jork, fillimisht parashikohej të kompletohej gjatë ditës së sotme, por udhëheqësi i këtij muzeu tha se do të duhet më tepër se një vit që të kryhet ky projekt.
Në këtë muze do të përfshihen aaktet nga dita e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, në të cilat u vranë 2751 persona.
Çmimi i projektit vlerësohet në 1.4 miliardë dollarë.