E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhëtonin me motoçikletë, plagosen burrë e grua në Fier

Nje çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti automobilistik mbrëmjen e së hënës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kafaraj-Frakull, teksa ishin duke udhëtuar me një motocikletë.
 

Burimet nga policia e Fierit bëjnë me dije se të aksidentuarit janë gjetur në rrugë nga një automjet I rastit nga ku janë përcjellur më pas për në spital.
 

Sipas bluzave të bardha gruaja paraqitet jashtë rrezikut për jetën ndërsa burri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq blutë e Fierit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi mbeten ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›