E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS do i kërkojë Kolegjit pavlefshmëri të plotë

Partia Socialiste do ti kërkojë Kolegjit Zgjedhor pavlefshmërinë e plotë të asaj që deputeti i PS-së, Blendi Klosi e quajti, masakër elektorale.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Klosi, tha se kryeministri Sali Berisha dhe vegla e tij qorre, Arben Ristani po i heqin Shqipërisë shancin për të patur një proces europian, dhe po e lënë Shqipërinë shumë larg standarteve të Bashkimit Evropian.

KQZ i ngjan një pazari çikërrimash, nje institucioni që është i paaftë të dëshmojë edhe  atë që i dëshmon urdhëruesi i saj- tha Klosi.

Ky proces, vazhdoi më tej ai, e ka çuar vendin në një rrugë shumë të rrezikshme, koston e së cilë do ta paguajnë qytetarët shiptarë.

Sipas tij, ka qindra vota më shumë se votues në shumë qendra votimi, e qindra më pak në qendra të tjera.

Më shmë se sa gjysma e qendrave të votimit, dëshmojnë se qytetarët nuk kanë shprehur vullnetin e tyre, por kanë qenë kthyer në baza të Partisë Demokratike, ku deformohej vullneti i qytetrëve shqiptarë- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›