Partizani "rreshket", Dinamo gati te perfitoje
Jeton Selimi
Partizani-Kastrioti 0-0
Partizani: Shehi, Beqiri, Osmani, Tafaj, Hallaci, Muzaka, Babamusta (Karapici 63'), Dhembi, Gjyla (Dashi 88'), Bakaj, Abilaliaj
Trajner: H.Lika
Kastrioti: Mustafa, Grami, Brahja, Caca, Kalari, Merxha (Lleshi 67'), Turdiu, Rustami (Osuji 63'), Rizvanolli, Hyka (S.Bulku 48')
Trajner: R.Ndreu
Gjyqtar: E Dobi
Kartone te verdhe: Caca, Kalari, Turdiu
Partizani ka bere nje hap fals qe mund t'i kushtoje rende ndersa ka lejuar Kastriotin t'i shkepuse nje pike ne "Qemal Stafa", dhe Dinamo qe luan sot eshte gati te rimarre serish kreun e vetme. Te kuqte kane bere "harakiri", ndersa krutanet me lojen qe shfaqen, e merituan piken e marre, madje, nese do te ishin me te sakte para porte, mund te kishin bere mrekulline. Partizani le dy pike me vlere pas fitores 2-1 ndaj Teutes ne Durres dhe do te lutet qe sot edhe Dinamo te mos shkoje me larg sesa nje barazim me Teuten.
Ndeshja
Takimi nis ashtu sic nuk pritej, me nje Kastriot te mire vendosur dhe te rrezikshem, qe jep sinjalin e pare ne minuten e dyte te sfides, kur Rizvanolli fare prane portes, e dergon topin jashte. Te kuqte shkunden dhe kuptojne se nuk do ta kene te lehte, por manovra e tyre ofensive le per te deshiruar. Eshte serish Kastrioti qe paraqet rrezik per porten e Shehit, megjithate, edhe krutanet falin shume. Djemte e Likes nuk jane aspak te koordinuar ne fushe dhe kerkojne te sajojne vetem duke kerkuar Abilaliajn ne sulm. Pjesa e dyte nis me ndryshime nga ana e Kastriotit. Trajneri Ndreu nxjerr jashte fushe Hyken dhe ne vend te tij hedh Bulkun, per t'i dhene me shume fantazi ofensives krutane. Partizani kerkon te shkoje ne drejtim te portes kundershtare, por kete gje e ben qorrazi, pa ide dhe vetem nje gjuajtje e me koke Abilaliajt dhe e pritur mrekullisht nga Mustafa jane pak per nje ekip qe synon titullin kampion. Lika kerkon te ndryshoje dhe hedh Karapicin ne vend te Babamustes, por asgje nuk ndryshon. Alternativat e pakta ne stol bejne qe trajneri i kuq ta beje nderrimin e fundit ne minuten e 88-te, kur Gjyla i le vendin te riut Dashi. Rrotullimet e fundit te sahatit jane nje kaos i vertete. Partizani do te shenoje me te gjitha menyrat, ndersa Kastrioti eshte bere gardh para Mustafes, duke mos u lejuar te kuqve as edhe nje hapesire per ta cuar topin ne rrjete. Gjyqtari Dobi, nje ndeshje vertet e dobet nga ana e tij, vershellen perfundimin e takimit qe sheh lojtaret krutane te festojne piken e cmuar ne luften e tyre per mbijetese. Javen e ardhshme te kuqte kane nje sfide delikate ku do te ndeshen ne Vlore me Flamurtarin.