ǒthotë një koleg
E bija e Petro Markos, Aranita, ka kujtuar mbrëmë 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit. Me muzikë himarjote në sfond, poetë e shkrimtarë, bijat e trashëgimtarëve të letrave, si Çabej, Poradeci, Kuteli etj, si dhe me prezencën e ish-presidentit Alfred Moisiu, që i dha titullin “Nderi i kombit”, kanë kthyer një gotë verë në këtë përshpirtje për shkrimtarin. Më poshtë, është një nga esetë e Petro Markos kushtuar kolegëve të tij gazetarë, si në frontin e luftës dhe në jetën e përditshme, çfarë është ky mision
ǒthotë një koleg
“Dy gazetarë kinezë në frontin e Kinës, një polonez dhe një kanadez në lëmet luftarake të Spanjës, paguan detyrën me gjakun e tyre. Të tre të parët me vdekje dhe me prerjen e këmbës i katërti. Mjafton ky gjak për t’u kushtuar këto rreshta kolegëve tanë dëshmorë. Sa vjellin fjalë të liga, me ironi dhe tallje, për gjithë ata që shkruajnë me djersë dhe me gjakun e tyre ngjarjen e ditës, le të ndalen përpara tre arkivoleve dhe këmbës së prerë. Asnjeri s’do t’u kërkojë që të vendosin kurora mbi varret e këtyre heronjve. Profesioni nuk është heroizëm. Është diçka më tepër dhe më njerëzore se heroizmi. Është detyrë. Dhe njerëzit që hodhi përdhe lufta në krye të detyrës, le të na gjejnë pakëz minuta... gatitu!
Heroi ndriçohet nga feneri i besimit, misionari ecën drejt idealit të vet. Gazetarin e përvëlon dhimbja e punës së tij. Dhe puna e tij nuk është as floridhënëse, as e mërzitshme, as edhe e kollajshme. S’është gjë për ata që e lënë me kohë këtë profesion, por është e zorshme për ata që i qëndrojnë besnik.
Kërkon shumë, jep pak. Punëtori i shtypit nuk ka atë kënaqësi morale që ka shkrimtari ose cilido krijonjës. Megjithatë, edhe ky krijon. Vetëm pakëz ore jeton pjella e tij. Dhe kur kalon dita, pjella e tij bëhet plaçkë mbështjellëse dhe, Zoti na ruajt... bëhet dhe më keq!
Kështu gazetari ditën tjetër të vdekjes së tij harrohet. Ah, mjerisht s’jemi të gjithë të famshëm. Shkencëtari, shkrimtari, inxhinieri, artisti, do të qëndrojnë para veprës së tyre dhe do të kënaqen. Gazetari s’ka kohë. Sepse në mëngjes duhet të përgatitë veprën e tij për pasdreke, dhe pasdreke veprën e së nesërmes. Luftë vrapimi është jeta e tij dhe, në fundin e rrugës është edhe fundi i qenies së tij, gjendet harresa.
Edhe ky ndihmon në ngritjen e faltoreve. Po turmat që do të përulen nëpër faltore, kurrën e kurrës nuk do ta kujtojnë. Thonë se shtypi është zëri i njerëzimit. Dhe zëri ndihet në tërë anët e rruzullimit, entuziazmon, ngreh, qetëson, prin drejt brigjeve të mira ose të këqija. Mirëpo njeriu që nxjerr këtë zë, humbët pas... mikrofonit.
Ka të drejtë Zola, që gazetarin e quan kaminë. Dhe ankohet se flakët e tij i ushqen kjo kaminë pa llogari. E ku ka ta ngopë? Të tëra i djeg, i humbet: talent, kulturë djalëri, shëndet. Të gjitha përveç zemrës. Dhe kjo zemër, që nuk numëron as lodhje, as pleqëri dhe mbetet kurdoherë e virgjër dhe e palodhur, qëndron tamam si atëherë kur ndjen të rrahurat e para të profesionit të saj.
Kështu do rrihte edhe zemra e kolegëve tanë, kur një darkë, papritur, u këshilluan dhe u ngarkuan për të shkuar në front.
-Për pakëz duhet të shkojmë...
Nuk ka kohë për përgatitje. Valixhe, fëmijë, gra?
Mos i përmendni në tryezat e redaksisë, sepse këto gjëra radhitën në faqet letrare dhe të gjithë do të qeshin pas kurrizit tuaj. Gazeta s’ka kohë dhe nxitohet, se edhe publiku i saj s’ka kohë, nxitohet.
Këndonjësi, porsa të hapë fletoren, do që redaktorin ta gjejë në vendin e ngjarjes. Në vendin e vrasjes, të mbytjes, të luftës, të zjarrit... vdekjes.
Kërkon që prej shtyllave të fletores të dalin flakë, të bërtasin të mbyturit, të flasin kriminelët, të tërhiqen zvarrë trupa të gjakosur, të lartësohet tymi i topave, të ndihet krisma e bombave... Me sa mundime, me sa therori do të bëhen gjithë këto, vetëm e vetëm për të përcjellë flakën tënde, o i dashur këndonjës!
Me kodakun, varur mbi sup, gjetën të vdekur polonezen Gerda Taro, një vogëlushe flokëverdhë që sapo i kishte mbushur të njëzetepesë pranverat. Shënimet e tyre, që i mbanin shtrënguar në dorë, i kishin të dy gazetarët kinezë, midis gishtërinjve të tyre të ngrirë. Dhe kanadezi, porsa hynte në derën e spitalit, kërkonte kartë e kalem që t’i dërgonte lajme telegrafike fletores së tij që priste ngjarjet e luftës. A kini shëmbëlltyra të tilla me kaq besnikëri në detyrë?
Nuk ka, jo, mor i dashur koleg. Por sidoqoftë, nganjëherë le të ngushëllohemi vetë, duke shprehur atë që ne rrallë na bie ndërmend. Se puna jonë me të vërtetë është një kaminë që djeg hem shëndetin, hem rininë, përveç zemrës sonë...