E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobel-i i kimise tre shkencetareve qe bene bashke atomet e karbonit

Cmimi Ky zbulim perdoret gjeresisht ne farmaceutike bujqesi dhe elektronike

Nje amerikan dhe dy shkencetare japoneze kane fituar Nobel-in ne kimi dje per gjetjen e menyrave te reja per te bere bashke atomet e karbonit metoda qe perdoren aktualisht gjeresisht ne farmaceutike bujqesi dhe elektronike. Richard Heckl Ei-ichi Negishi dhe Akira Suzuki u nderuan per punen e tyre te kryer ne vitet lsquo60 e lsquo70 per krijimin e nje mjeti shume te sofistikuar ne kimine e sotme.

Ky mjet mundeson bashkimin e atomeve te karbonit dhe eshte nje hap shume i rendesishem perpara ne procesin e ndertimit te molekulave te nderlikuara. Metodat e tyre perdoren aktualisht ne te gjithe boten ne prodhimet komerciale farmaceutike perfshi edhe mjekimet e kancerit dhe molekulat qe perdoren ne industri. Per te tre shkencetaret e shkelqyer Nobel-i ka qene nje enderr dhe plotesisht nje cmim i merituar po te nisesh nga perdorimi i gjithanshem dhe shume i vlefshem i ketij produkti.

Te tre shkencetaret kane vite qe jane marre me kerkime ne fushen e kimise dhe ate te karbonit ne vecanti dhe arritja e tyre ishte nje hap shume i madh perpara per shume fusha te industrise. Sipas disa personave cmimi i kimise i dhene dje ka lidhje me ate te fizikes se marre nga dy amerikane nje dite me pare te cilet kishin zbuluar nje material shume te lehte dhe te forte. Edhe ky zbulim pritet qe te gjeje aplikim masiv ne fusha te ndryshme te industrise.

Publikimi i cmimeve Nobel ka nisur nga Akademia Mbreterore Suedeze. Kete te hene me cmimin Nobel ne mjekesi te cilin e mori mjeku britanik qe realizoi fekondimin e pare ne epruvete zbulim qe u dha familje dhe femije miliona cifteve ne bote. Edhe pse nje zbulim i tille eshte kritikuar vazhdimisht nga Vatikani ne boten shkencore ai konsiderohet si shume i rendesishem dhe me vlere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›