A do te kete recesion te dyfishte
Motori i koniunktures boterore nuk ka nisur ende mire te vihet ne pune kur ate e kercenon rreziku i ndaljes se vrullit. Me cilat rreziqe perballet ekonomia boterore Sa i madh eshte rreziku i nje recesioni te dyfishte Sipas Thomas Straubhaar drejtor i Institutit te Ekonomise Boterore ne Hamburg pacienti me emrin ekonomia boterore ndodhet ne rrugen e permiresimit dhe eshte larguar nga krevati i pacientit. Vetem A eshte sheruar ai ne masen sa te ece pa paterica shteterore Ne pergjigjen qe i jepet kesaj pyetjeje shprehen mendime te ndryshme. Sepse rreziqe ka kudo. A do te kete recesion te dyfishte Njeri madje e ka burimin tek ekonomia popullore me e madhe e botes. Ka mundesi qe SHBA te futen ne nje recesion double-dip te dyfishte. Sipas disa analisteve motori koniukturor atje ka filluar me te vertete te ngece. Produkti i brendshem bruto u rrit nga prilli deri ne qershor i llogaritur per gjithe vitin vetem me 16 per qind. Papunesia ka mbetur ne nje nivel prej 96.
Amerikanet besojne jo te mbeshtetja nga shteti por te pergjegjesia vetjake. Ai qe e konsiderojne te natyrshem amerikanet nuk eshte nje sistem tek i cili shteti fillon te zbatoje gjithnje e me shume nje socialdemokratizim per te arritur shtete sociale te mireqenies se modelit europian. Sipas shume analisteve europiane Barak Obama duhet te pranoje se me politiken e tij te nje rritjeje te nxitur nga shteti nuk e ka besimin e popullit i cili i beson para se gjithash pergjegjesise vetjake vetevendosjes dhe forcave te tregut. Qeveria e SHBA e kerkon fajin me teper te te tjeret dhe i gjen shpejt fajtoret Kina siguron perfitime permes monedhes qe e mban te lire dhe krijon pabarazi te konsiderueshme ne tregtine bilaterale. Kjo tani po shtohet. Keshtu deficiti amerikan ne tregtine bilaterale me Kinen ne gjysmen e pare te vitit u rrit ne 119 miliarde dollare. Keto disbalanca shihen si nje nga shkaqet kryesore per krizen. Ekonomisti amerikan Denis Snower sheh nevojen per te vepruar te te dyja shtetet Nese Kina synon te ndertoje me kohe nje shtet te mireqenies atehere kinezet do te detyrohen te kursejne me pak. Ky do te ishte nje kontribut i madh. Kur ne ne SHBA krijojme produkte te reja financiare te cilat mundesojne qe buxhetet familjare te mbrohen nga rreziqe me te medha dhe qe institutet financiare te paguajne per rreziqet e tyre atehere amerikanet nuk do te konsumonin ne nje menyre e cila nuk eshte e qendrueshme. Shtete te tera nuk i rezistojne tundimit te jetojne mbi mundesite e tyre. Ne borxhe te medha nuk kane hyre vetem konsumatoret amerikane shtete te tera nuk i rezistojne tundimit qe te jetojne mbi mundesite e tyre me ndihmen e kredive te lira. Kete vit mali i borxheve ne vendet e euros do te shtohet ne 85 te te gjithe produktit te brendshem bruto. Kriteret e Mastrihtit lejojne 60. Borxhet mund te bejne qe shtetet te lejojne shkalle me te larte inflacioni. Kjo i zhvlereson automatikisht borxhet e tyre. Por me i shpejte se inflacioni mund te tregohet nje fantazme tjeter deflacioni. Ky gjithmone duhet llogaritur mendon Denis Snower Nese ekonomia boterore nuk do te rimekembet si duhet nese do te kemi nje recesion te tipit double-dip atehere ne do te ndodhemi perpara nje problemi sepse politika monetare e ka shkarkuar tashme barutin e saj. Ajo nuk do te kishte me ne dore mjete per te nxitur koniunkturen. Me pak investime dhe me pak kerkese do te kishin pastaj si rrjedhoje cmime qe bien pra deflacion. Ai qe e di se neser gjithcka kushton me pak nuk blen por pret. Ai qe nuk blen mallra nuk investon dhe pakeson personelin. Kesaj spirale tatepjete i druhen ekspertet me teper se inflacionit.