Jo Vetevendosjes
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Kosove Christopher Dell ka shfaqur publikisht qendrimin e tij negativ ndaj Levizjes Vetevendosje derisa ka kryer nje vizite ne Partine Fryma e Re.
I pyetur nga gazetaret nese do ta vizitoje edhe Levizjen Vetevendosje nje subjekt ky qe po ashtu garon per here te pare ne zgjedhjet parlamentare amerikani ka dhene nje pergjigje te prere.
147Jo148 ka thene perfaqesuesi me i larte amerikan ne Republiken e Kosoves.
Para disa muajsh duke bere komente per skenen politike ne Kosove Christopher Dell kishte inkurajuar formimin e subjekteve politike te reja si alternative per qytetaret e Kosoves. Por duket se kur ka thene keshtu nuk e ka pasur ne mendje Levizjen Vetevendosje dhe liderin e saj Albin Kurti.
Levizja Vetevendosje ka nje qendrim te ashper ndaj pranise nderkombetare dhe promovon nje pavaresi gati absolute te institucioneve vendore. Po ashtu Vetevendosje eshte kundershtare e disa proceseve politike qe jane mbeshtetur fuqishem nga nderkombetaret si procesi i decentralizimit qe derivon nga Pakoja e Ahtisaarit. Njeheresh kjo levizje ka kundershtuar ne mase te madhe procesin e privatizimit i cili eshte perkrahur nga nderkombetaret vecmas nga amerikanet. Nje pike kunderthenese e Vetevendosjes ne raport me nderkombetaret eshte edhe angazhimi i saj per bashkimin kombetar.
Deklaratat e Ambasadorit nuk i brengosin zyrtaret e Vetevendosjes.
Florin Krasniqi kandidat per deputet i kesaj levizjeje ka thene per gazeten se nuk e brengos deklarata e Ambasadorit. Ai ka bere nje krahasim me Ambasadorin Robert Gelbard i cili kishte bere disa deklarata para luftes qe nuk ishin pritur mire nga autoritetet e atehershme dhe opinioni ne Kosove.
147Une nuk brengosem fort per kete. Ne jemi deshmitare kur nje ambasador amerikan e ka quajtur UCK146ne organizate terroriste edhe ai e ka perfundu karrieren e vet politike. Per kete nuk brengosem shume. Une brengosem per qendrimin e SHBA146ve dhe te vlerave te tyre. Nuk e shoh te rendesishme ose jo viziten e Ambasadorit ne Vetevendosje148 ka thene ai.
Sido qe te jete Krasniqi ka thene se shpreson qe Dell nuk ka asgje kunder Levizjes Vetevendosje.
147Une jam amerikan ai eshte ambasadori im. Levizja Vetevendosje eshte nje levizje qytetare qe ka nje program politik dhe mendoj se z. Dell dhe SHBA146te nuk kane asgje kunder Vetevendosjes dhe menyres se si ne i qasemi rregullimit te shtetit dhe ligjit ne Kosove148 ka thene ai.
Krasniqi ka mohuar se Dell ka raporte te keqija me Vetevendosjen dhe konsideron se ai nuk eshte mohues ndaj kesaj levizjeje. Por nuk heziton t146ia terheqe verejtjen atij qe te mos beje fushate ndaj kesaj organizate politike.
147S146eshte mohues une konsideroj se ai eshte ambasadori im edhe ne e kemi pru ketu me e mbrojt interesin e SHBA146ve dhe me i promovu vlerat amerikane dhe jo me ba fushate politike. Por eshte qendrim i ambasadorit se cka do te beje eshte qendrim i tij personal. Por si Ambasador i SHBA146ve detyra e pare dhe e fundit e tij eshte me i prezantu vlerat amerikane edhe me mbrojt interesin e shtetit dhe te popullit amerikan148 ka thene ai.
Nje qendrim per deklaraten e Dell ka ardhur edhe nga lideri i Vetevendosjes Albin Kurti.
147Nuk e kam degjuar kete deklarate. Por ne kemi respekt per Barak Obamen si President i SHBA146ve dhe per shume prej politikave te tij. Ne SHBA ju e dini se po merren nen kontroll edhe ndermarrjet private te falimentuara nderkohe qe Kosova ndodhet nen nje trysni qe ndermarrjet publike fitimprurese t146i shese. Ne mendojme qe kjo nuk eshte ne rregull. Por jemi te hapur per takime me te gjithe politikanet dhe diplomatet me ata qe pajtohen me neve por edhe me ata qe mund nuk pajtohen me neve148 ka thene Kurti ne nje prononcim per televizionin KlanKosova.
E perkrah FER146in
Ambasadori amerikan Christopher Dell eshte shfaqur shume me pozitiv ndaj Frymes se Re dhe lidereve te saj.
Ai nuk ka hezituar te shfaqe simpatine per kete subjekt politik.
147Une e njoh Shpend Ahmetin qe nga koha kur studionte ai ka punuar ne Zyren Amerikane. Une e respektoj qendrimin e tij e respektoj energjine entuziazmin dhe gatishmerine e njerezve ne kete parti te re per t146u angazhuar per te thene se ky eshte shteti im. Kjo eshte me rendesi dhe ne do te punojme per ndryshim. Me vjen mire qe shoh shfaqjen e partive te tilla te cilat deshirojne nje te ardhme me te mire per vendin e tyre dhe ky eshte nje zhvillim i rendesishem148 ka thene ai.
Pas ketij takimi ka folur edhe Shpend Ahmeti.
147Natyrisht i diskutuam edhe mekanizmat tjere sa i perket monitorimit te zgjedhjeve te cilat me te vertete po shkojne ne menyre te duhur dhe qe tani po mundohemi qe sa me mire ky proces te organizohet148 ka thene ai.
Dell nderkaq ka dhene opinionin e tij edhe per kandidatet e partive qe jane nen hetime e qe presin per t146u certifikuar nga KQZ.
147Mendoj se i takon KQZ146se t146i shqyrtoje ata dhe te aplikoje standarde te qendrueshme per cdonjerin148 ka thene Dell.