E Diel, 1 Nëntor 2026

Nobeli i Paqes për BE, Berisha: I merituar dhe frymëzues

Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësim të merituar dhe frymëzues, çmimin Nobel për Paqe me të cilin u nderuar një ditë më parë Bashkimi Europian.
 

Përmes një deklarate për shtyp, Berisha ka theksuar se Bashkimi Europian ka dëshmuar se është faktor paqeje për të gjithë kontinentin.

“Themelimi dhe konsolidimi i tij në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore është dëshmuar në gjashtë dekadat e fundit, faktori më themelor i bashkëpunimit, mirëkuptimit, prosperitetit dhe paqes në Europë” thekson Berisha.
 

Sipas tij, Bashkimi Europian është shndërruar, në një burim frymëzimi dhe modeli për t`u ndjekur nga vendet që dolën nga diktaturat totalitare komuniste, në përpjekjen e tyre për të ndërtuar sistemin e tij të vlerave, me qëllim integrimin e plotë në BE.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›