E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Elbasan: Taksa e sheshtë po asfikson biznesin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka përsëritur sërish kërkesën për heqjen e taksës së sheshtë për biznesin e vogël.
 

Në një takim me përfaqësues të këtij biznesi në qytetin e Elbasanit, kreu i PS-së akuzoi qeverinë se nëpërmjet kësaj takse po asfikson biznesin e vogël.
 

"Duhet të ndahemi nga taksa e sheshtë dhe ta ngrejmë sistemin e marrëdhënies mes individit dhe shtetit mbi bazën e taksimit të ndershëm. Ne besojmë që është koha që ti japin frymëmarrje asaj pjese të shoqërisë, që nën barrën e taksës së sheshtë por asfiksohen” shtoi Rama.

Ai ka theksuar më tej se taksimi i ndershëm bazohet në vlerën e progresivitetit dhe taksa progresiste është një vlerë që nuk duhet ti mohoet shoqërisë.
 

“ Është e domosdoshme sot që ne ti japim shoqërisë një moment qetësie dhe ti krijojmë të gjitha qytetarëve tanë kushtet e një qetësie relative për të mundur të lëvizin me më shumë shpejtësi për rritjen e kapaciteteve shërbyese të shtetit” tha Rama.
 

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›