Nobeli i fizikes dy shkencetareve ruse qe zbuluan grafenin
Dy shkencetare ruse te lindur ne Rusi kane ndare dje cmimin Nobel per fiziken per eksperimentet shume te rendesishme ne lidhje me materialin me te forte dhe me te holle te njohur nga njerezimi nje material qe mbetet potencial per ndertimin ne te ardhmen ne kompjutereve me te shpejte dhe aeroplaneve dhe sateliteve me peshe shume me te lehte.
Profesoret e Universitetit te Mancesterit Andre Geim dhe Kostantin Novoselov kane zbuluar nje material me baze karboni jashtezakonisht te holle por 100 here me te forte se celiku dhe kane provuar se ky material ka veti te jashtezakonshme. Eksperimentet me kete material qe quhet grafen mund te cojne ne ndertimin e makinerive te ndryshme qe do te kene nje peshe shume me te lehte perfshi kompjuteret apo edhe vete avionet dhe satelitet. Te dy shkencetaret meritojne per kete zbulim te jashtezakonshem te tyre ndarjen e cmimit Nobel prej 1.5 milione dollaresh. Behet fjale per nje material me veti unike dhe te jashtezakonshme qe do te sherbeje si nje lende e pare per ndryshimin e shume objekteve qe aktualisht ndertohen me metale te renda dhe jo shume te forta. Dhe madje ka nga ata qe mendojne se jeta e njerezve fale ketij materiali do te pesoje ato ndryshime qe pesoi kur u shpik kaucuku. Dy fituesit jane Geim 51 vjec me nenshtetesi holandeze dhe 36-vjecari me nenshtetesi britanike dhe ruse Novoselov. Te dy keta shkencetare te shkelqyer kane lindur ne Rusi dhe e kane nisur karrieren shkencore ne kete vend. Ata kane punuar se bashku ne Holande para se te zhvendoseshin ne Britanine e Madhe vend ne te cilin nisen edhe kerkimet per perftimin e materialit te cmuar qe ne vitin 2004.
Nderkaq perdorimi i mundshem i materialit te cmuar ka nisur qe te eksperimentohet ne shume fusha te industrise dhe nuk do te jete e larget dita kur te shihen aplikime te tij ne objekte te cilat deri tani kane qene ndertuar me material te rende.
Per sa u perket cmimeve Nobel te ketij viti ata kane filluar qe te njoftohen per fushat e ndryshme qe diten e hene. Po te henen cmimi i mjekesise i shkoi mjekut 85-vjecar Robert Eduards qe ishte i pari qe arriti fekondimin ne epruvete duke u realizuar endrrat e pamundura miliona cifteve ne bote.