Nobeli per Paqen 2003, vidhet medalja

Nga Londra, ku ndodhet aktualisht, Ebadi deklaroi se medalja i eshte marre nga nje kasaforte ne Iran para tre javesh. Avokatja iraniane eshte femra e pare e besimit mysliman laureate e Nobelit te paqes dhe njekohesisht, gjykatesja e pare ne Iran.
Ky akt shenon heren e pare ne histori qe konfiskohet medalja e arte dhe diploma e akorduar bashke me te. Sipas mediave te huaja, agjentet sekrete iraniane vepruan me urdher te qeverise, por autoritetet atje nuk kane bere deri tani asnje koment. Megjithate, Ebadi kembengul se kasaforta e bankes i eshte thyer e medalja eshte grabitur.
Minsitri i Jashtem norvegjez shprehu shqetesim mbi kete ngjarje si dhe raporteve per rrahjen e bashkeshortit te Ebadit ne Teheran. Ai thirri nje diplomat te larte iranian qe te shpjegoje se cfare qendron pas ketij akti, ndersa e cilesoi persekutimin e zonjes Ebadi dhe familjes se saj, tregues te qarte te presionit mbi lirine e fjales ne Iran.