Sali Berisha nuk terhiqet

“Ishte viti ne te cilin ne u anetaresuam ne NATO. Ishte viti ne te cilin ne zhvilluam zgjedhjet me te mira ne historine e ketij kombi. Por kete vit u vendos qe vizat per ju, vizat per shqiptaret te hiqen brenda vitit te pare te ketij mandati”, theksoi shefi i qeverise.
Kryeministri Berisha nuk permendi ne fjalimin e tij opoziten apo kreun e saj Edi Rama, por la te kuptohej se mesazhi i tij ne parlament nuk ka ndryshuar. “Ata qe bejne thirrje se nuk na duhen nderkombetaret, mos mendoni se kane interesat tuaja, jo te dashur qytetare, ata kane vetem nje interes, interesin e mafies. Mafies nuk i intereson Evropa. Mafia ka tmerr nga liberalizmi i vizave, mafia ka tmerr nga integrimi ne BE. Sepse ndjekja ndaj saj, lufta ndaj saj fuqizohet cdo dite e me shume, ndaj dhe ne te shohim interesin tone, interesin e levizjes se lire, interesin e prosperitetit, e progresit drejt BE-se”, shtoi ai.
Pas kesaj kryeministri nuk harroi dhe ftesen per festen e 8 dhjetorit ne Tirane. “Ne 8 dhjetor te gjithe ne Tirane. 8 dhjetori solli lirine, 8 dhjetori solli Krishtin, 8 dhjetori solli Muhamedin, 8 dhjetori solli Evropen, 8 dhjetori eshte festa e idealeve tuaja evropiane, eshte festa e te ardhmes suaj”, perfundoi Berisha.