E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 4 tetor 1819 Francesco Crispi

Francesco Crispi u lind më 4 tetor 1819 në Ribera, Sicili, në një familje me origjinë arbëreshe dhe u pagëzua në Kishën Katolike, sipas dëshirës së prindërve të tij. Fëmijërinë e kaloi në qytetin e lindjes, një vendbanim i vogël i krijuar nga shqiptarë të ikur prej pushtimit otoman në shekullin XV. Më 1861 kandidoi për ekstremin e majtë në Palermo, por humbet. Më 1866 refuzon të bëhet pjesë e qeverisë Ricasoli. Pas shpalljes së luftës franko-prusiane, më 1870 u vu kundër aleancës së mundshme në mes të Italisë dhe Francës. Pas ardhjes së të majtës në pushtet në nëntor 1876, emërohet President i Dhomës. Më 1887, rikthehet si ministër i Brendshëm në qeverinë e Agostino Depretisit dhe brenda vitit e zëvendëson si Kryeministër, pas vdekjes se Depretisit. Më 1889 miraton kodin penal të ri të Giussepe Zanardellit, që solli shumë ndryshime të rëndësishme, si lirinë e shoqatave dhe të grevës për herë të parë në Europë, si dhe heqjen e dënimit me vdekje. Në lëmin ekonomik adoptoi një politikë proteksioniste, duke vendosur taksa mbi prodhimet komerciale në doganë. Më 1891 Crispi largohet nga qeveria e Rudinit, por pas rënies të qeverisë Giolitti nga skandali i Bankës Romana, emërohet sërish Kryeministër. Këtë herë qeveria e tij sa vjen e bëhet më shumë konservatore edhe autoritare, duke shtypur me dhunë revoltat e punëtorëve si dhe shkrirjen e Partisë Socialiste më 1894. U largua nga skena politike pas dështimit në Adua më 1896.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›