Retro/Press: Dhjetvjetori i dytë i regjimit zogist
Zakonisht, shumica e njerësve humbet në grumbullin e vogëlsirave të përditshem dhe nuk shikon dot më lark se maja e hundës së saj! Zhytet në ekstazin e enthusiasmit ose të dëshpërimit, e shtyjtur vetëm nga kushtet dhe rrethanat e njëj çasti dhe nuk është kursesi e zonja të hypë në një majë të lartë përparë së cilës shtrihet e vërteta me të gjithë të mirat e të këqiat e saj. Po njeriu vetëm kur mund të hypi në një farë lartësije dhe të ketë një farë zotsije për të parë e për të gjykuar punët në tërësinë e tyre do të mund t’i klasifikojë faktet ngjarjet sipas vlerës së tyre të vërtetë historiko-shoqërore. Vetëm ahere kur çkeputemi krejtësisht nga vogëlsitë dhe thash e themet e përditëshme dhe i shikojmë punët si kqyrës të pa anshëm-si historian ose romancierë mund të kemi të drejtë të besojmë se arësyetimi dhe gjykimi ynë është normal dhe brenda vijave të rrepta të kuadrit të realitetit.
Karakter më parë
Shumë nga këndonjësit e dinë mirë se gjënden disa shqiptarë, nga rradha e atyre që mbahen për dishka, të cillët pazotësinë dhe asgjësin a tyre personale e mbështjellin me fjalët e zakonëshme: “s’kemi ç’bëjmë…situate është e tillë… ç’është bërë ngjer tashti?...s’mund të bëhet asgj녔 dhe gjithë kjo gjuhë mprehtësi jo vetëm që s’ka asnjë bazë arësyetimi të shëndoshë, por fundi i fundit është edhe e pa moralshme. Sepse këta zotërinj ose janë të bindur se në Shqipëri “s’është bërë gjë dhe s’mund të bëhet” dhe atëhere si patriot që janë duhet të lëvizin, të flasin e të veprojnë duke i rarë dhe murit me krye në rast ekstrem, ose duhet të pranojnë se në Shqipëri “është bërë dishka” dhe ka shpresë të bëhet dhe më, dhe atëherë të gjithë duhet t’i vihemi punës për të shtuar rythmin e veprimit drejt qytetërimit dhe konsolidimit Kombëtar. Çdo Shqiptar i pastër duhet të zgjedhë midis këtyre dy udhëve. Ajo rrugë e mesme, rrug e dobët dhe e ndyrë në vet-vete: e kritikës nëpër kafene, e demoralizimit dhe e përhapjes së dëshpërimit dhe dyshimit të kotë në një popull të njomë të pa djallëzuar në jetën politike, është një tradhti në jetën politike, është një tradhëti e lartë që i bëhet shëndeti kombëtar mu në themelet e tij. Ata dergjen se pëshpërituri ankime dhe kritika me zë t’ulët, nuk janë as Shqiptarët e djeshëm as ata të sotmit dhe sigurisht as të nesërmit. Ata janë njerëz pa karakter, njerëz që s’kanë guximin t’a thonë lirisht atë që mendojnë, njerëz që s’kanë asnjë fije nga ajo që quhet ndjenja e sakrificës kur e kërkon puna.
Kushti i parë i patriotismës së vërtetë të pastër, është KARAKTERI.
Realitet i hidhur
Tashti të hedhim një vështrim të vogël objektiv, sa të jet e mundur, mbi një realitet Shqiptar të 1935-ës.
Të gjithë e dimë se vet-qeverimi Shqiptar u shpall atje poshtë në Vlorë, në vitin 1912. Të gjithë e dimë që nga ajo datë e gjer më 1924 Shqipëria nuk mundi të marrë një formë definitive si Shtet dhe se nuk mundi të bëjë asnjë përparim lëndor në një mënyrë të vrazhgët, se shkaqet e humbjes së të gjithë kësaj kohe duhen kërkuar në egoismat e elementeve dhe të krahinave, në mungesën e kulturës, në mospasjen e njëj ndergjegjeje të fortë kombëtare e cila të mund të sundonte mbi të gjithë instiktet dhe passionet e dorës së dytë. Të gjitha këto gjëra i dimë fare mirë, bile dimë dhe sa e sa fakte të tjerë që na shtyjnë të besojnë nga një herë se nuk jemi të zotë për të themeluar një Shtet. Mirë po kur vjen puna që njëj nëpunësi i vonohen 3 ose 4 muaj rrogat, kontrarit i vonohen të hollat, tregëtarit dhe Beut nuk i venë punët mbarë, këta që të gjithë e harrojnë të shkuarën dhe zënë të mallkojnë e të përbuzin më të djatht e më të mëngjër Shtetin, Qeverinë e Atdhenë.
Duhet thënë sheshit se të këtilla sjellje dëshmojnë në mënyrë të dukëshme foshnjërinë t’onë, pikërisht atë foshnjëri që tregon një kalama kundrejt s’ëmës kur ajo nuk mund t’i japë gjysmën e lekut…