E Diel, 1 Nëntor 2026

Nobelisti Orhan Pamuk viziton Shqipërinë

Tiranë, 11 maj, NOA /Melina Selimi - Shkrimtari i mirënjohur turk, Orhan Pamuk, fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2006, do të vizitojë Shqipërinë më 17-18 Maj 2010, me ftesë të botuesit të tij ekskluziv në gjuhën shqipe Skanderbeg books.

Kjo vizitë ka qenë e planifikuar qysh në vitin 2006, me rastin e botimit të veprës së tij të parë në gjuhën shqipe Unë jam e kuqja, vit kur ai edhe u shpall fitues i Çmimit Nobel në Letërsi, që u bë edhe arsyeja e shtyrjes në kohë të vizitës së planifikuar.

Gjatë kësaj kohe në gjuhën shqipe është botuar pjesa më e madhe e veprës së tij, si romanet Unë jam e kuqja, Bora, Kështjella e bardhë, Shtëpia e heshtjes, Jeta e re, si edhe libri me ese Baulja e babait.

Gjatë këtij viti pritet të botohen edhe romanet Muzeu i pafajësisë dhe Libri i zi, vepra që pothuajse përmbyllin korpusin e tij letrar në shqip.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri Orhan Pamuk do të jetë i pranishëm në promovimin e veprës së tij të re të botuar në shqip Stambolli që do ti paraqitet lexuesit shqiptar këto ditë.

Ai do të jetë i pranishëm në dorëzimin e titullit Doktor Honoris Causa, që i jepet atij nga Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe në një sërë takimesh me personalitete të artit, të kulturës e të politikës shqiptare, si edhe do të flasë ekskluzivisht për lexuesin shqiptar nëpërmjet ekranit.

Ai ka shprehur dëshirën për një vizitë të veçantë në qytetin e Beratit, i interesuar për thesaret kulturore e muzeale të këtij qyteti të lashtë shqiptar.

Orhan Pamuk është një ndër autorët më të dashur për lexuesin shqiptar dhe qysh prej vitit 2006 veprat e tij kanë qenë në krye të listës së titujve më të shitur në libraritë shqiptare.

Orhan Pamuk është nobelisti i parë në letërsi që viziton Shqipërinë dhe vizita e tij pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme letrare të këtij viti.

m.s/n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›