E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënder Muçaj: Paratë për trashëgiminë kulturore shkrijnë si kripa në ujë

Arkeologu flet mbi gjendjen dhe problemet që has sot trashëgimia materiale kulturore


Në vendin tonë jepen shumë para për trashëgiminë kulturore dhe kur deklarohet se ne kemi shumë fonde për trashëgiminë materiale deklarata është shumë e drejtë, por problemi qëndron se sa nga këto fonde shkojnë atje ku duhet, kështu u shpreh në një intervistë

dhënë për gazetën arkeologu i njohur prof. dr. Skënder Muçaj. Një prej specialistëve më të mirë për arkeologjinë shqiptare prof.dr. Muçaj pohon se duhet të ketë një kontroll më të madh nga institucionet shtetërore, ku duhen bërë herë pas here kontrolle se si janë realizuar projektet sa i takon trashëgimisë kulturore në vendin tonë. Sipas tij buxhetet për projekte të ndryshme jo vetëm nga shteti, por dhe nga jashtë janë të mëdha, por në fund fare nga ky buxhet nuk ngel asgjë. Më tej duke folur mbi situatën më problematike që haset sot në trashëgiminë kulturore, sidomos në parqet e Antigonesë dhe të Apolonisë, arkeologu i njohur pohon se kanë kohë që po punojnë për një muze në parkun e Apolonisë, por kjo nuk po realizohet pasi po hasin një sërë problemesh. Ne po kërkojmë një buxhet minimal për të bërë Muzeun e Apolonisë dhe ky buxhet nuk jepet, pra kur këto hyjnë nga organizma të tjera dhe ne jemi pjesë e OKB dhe UNESCO-s dhe ka një fond Shqipërinë, ku ky fond nuk është për organizmat e veçanta që marrin dhe i prishin paratë që shteti duhet ti kontrollojë të gjitha këto, por edhe ato që vijnë nga shtete të tjera, ne nuk duhet që ti shpërndajmë këto dhe të fitojnë disa persona të veçantë që janë në të gjitha vendimmarrjet dhe në fund paratë nuk janë me asnjë punë, tregon ndër të tjera arkeologu Muçaj, specialist pranë Institutit të Arkeologjisë. Një tjetër problem shqetësues që ngre specialisti i arkeologjisë prof. dr. Muçaj ka të bëjë dhe me ata që bëjnë gërmimet, pasi në shumë raste ata nuk janë specialistë të fushës, gjë e cila sipas tij bie dhe në kundërshtim me ligjin. Nëse ai vete për të gërmuar atje dhe merr punëtorë nga qyteti për ta bërë këtë punë, kjo gjë është në kundërshtim me të gjitha ligjet e shtetit shqiptar, por dhe me konventat ndërkombëtare. Nëse do të bëheshin gërmime në një kala të përcaktuar duhet të vinin ata që janë specialistë të punës. Në fillim gërmimet i bënin specialistët e  arkeologjisë, por askush nuk ka pyetur deri më sot, pohon prof. Muçaj. Instituti i Arkeologjisë është hequr nga lista e financimeve dhe ka vite që nuk financohet. Unë sot duhet të isha në Bylis, por nuk kam shkuar pasi ne nuk na paguajnë asgjë. Shqetësim për specialistin janë dhe ekspeditat arkeologjike, pasi nuk janë lëvruar fonde. Nuk flitet më për shpenzime dhe dieta se ne i kemi paguar vetë tërë këto vite, por tani nuk kanë dalë as pagat e punëtorëve, nëse ti vete pa paga atëherë nuk ke pse vete atje. Unë jam këtu dhe nuk kam për vajtur as në këtë ekspeditë dhe as në të tjerat, sepse nuk ka dalë asnjë buxhet për arkeologjinë. Është krijuar mendimi se vijnë të huajt dhe japin para, por ato vijën dhe japin për pjesën e tyre dhe nuk japin për ne, nuk paguajnë shërbimet e tjera, kështu që nuk mund të kërkojmë nga ata që të paguajnë të tëra, tregon ndër të tjera dr. Muçaj.

-Keni vite që merreni me arkeologjinë, por si e shikoni sot atë?
Në vendin tonë jepen shumë para për trashëgiminë kulturore dhe kur deklarohet se ne kemi shumë fonde për trashëgiminë materiale, deklarata është shumë e drejtë, por problemi qëndron tek ajo se sa nga këto fonde shkojnë atje ku do të venë, ose janë para që humbasin rrugës apo janë para virtuale siç i themi ne sot, pra janë buxhete virtuale që dalin dhe zhduken dhe shkojnë në drejtime të tjera dhe ato nuk shkojnë në drejtimin që janë përcaktuar. Më shumë për mua qëndron kjo që këto para shkrijnë si kripa në ujë gjatë rrugës për atje ku ato duhet të shkojnë. Është e vërtetë që në monumentet e kulturës të trashëgimisë kulturore marrin fonde në radhë të parë nga buxheti i shtetit në radhë të dytë nga shtete të ndryshme evropiane sidomos të BE. Marrin buxhete nga organizma ndërkombëtare, ku shteti shqiptar është pjesë e tyre si OKB, por marrin edhe buxhete nga institucione të ndryshme fetare. Pra këto janë disa kategori, por mund të jenë dhe kategori të tjera që jepen fonde për këtë trashëgimi kulturore, nga del buxheti dhe shkon kryesisht për konsolidim dhe restaurim të monumenteve.

-Ju u shprehët se këto fonde shkrijnë në shumë raste si kripa në ujë. Ku bazoheni kur e thoni këtë?
Buxhete nga jashtë janë të mëdha dhe në fund fare nga ky buxhet nuk ngel asgjë. Kështu ka kohë që ka ardhur një buxhet shumë i madh për Muzeun Historik Kombëtar, me sa di unë rreth 1milion e 200 mijë euro që është lëvruar. Nga kjo deri tani asnjë euro nuk ka shkuar për Muzeun Historik Kombëtar. Janë krijuar borde dhe kanë shkuar njerëz jashtë shtetit për të bërë vizita persona që nuk kanë asnjë lidhje me këtë institucion. Nuk janë ata që kanë bërë politikën se si do të jetë ky muze, as nuk marrin pjesë në grupet e punës, por janë persona që nuk janë të këtyre funksioneve dhe ata përfundojnë duke parë Italinë, Spanjën, Francën etj. Këto para që janë të një fondi spanjoll deri më sot askush nuk di se si harxhohen. Pra vijnë njerëz nga jashtë dhe bashkëpunojnë me një pjesë njerëzish që kanë poste të rëndësishme në shumë vende dhe të gjithë këto para zhduken. Shteti që i ka dhënë, ose taksapaguesit që i kanë dhënë këto para nuk dinë asgjë se ku shkojnë këto lekë, por vitet e fundit kanë qenë dhe tre donacione të mëdha që shifrat për momentin nuk i kam shumë të qarta, sepse janë me miliona euro, njëra për Kalanë e Tiranës dhe për kalanë e Himarës, si dhe për kalanë e Elbasanit. Shumat për këto kala janë  marramendëse, nëse do të vemi të shikojmë tabelën tek Kalaja e Tiranës shikojmë se janë 2 milion euro të afishuar në një tabelë dhe kushdo që kalon aty nuk kupton dot se ku mund të hidheshin 2 milion euro në një gropë. Pra nuk ka mendje njerëzore që ta mendojë një gjë të tillë, po ashtu janë dhënë për kalanë e Himarës një shifër e madhe dhe deri tani nuk është bërë asgjë, dhe ato pak gjëra që janë bërë janë bërë në mënyrë abuzive. Nëse ai vete për të gërmuar atje dhe merr punëtorë nga qytetit për ta bërë këtë punë, kjo gjë është në kundërshtim me të gjitha ligjet e shtetit shqiptar, por dhe me konventat ndërkombëtare. Nëse do të bëheshin gërmime në një kala të përcaktuar do të vinin ata që janë specialistë të punës. Në fillim gërmimet i bënin specialistët e  arkeologjisë, por askush nuk ka pyetur deri më sot por dhe në kalanë e Himarës është vënë një tabelë dhe po të shkosh në rrugën e Himarës do të shikosh që janë dhënë shumë para dhe për këtë kala, por si rezultat i këtij fondi nuk ka asgjë. Po ashtu kjo qëndron dhe për kalanë e Elbasanit, ku jepen para dhe janë rreth 1.5 milion euro dhe ato që janë planifikuar nuk bëhen. Ata që merren me këtë punë p.sh mbulimi i mozaikut, por këta persona që merren me këtë punë atje nuk dinë asgjë për këtë mozaik, ata shkojnë për të rregulluar trotuaret e rrugëve. Po ashtu shumë fonde jepen dhe nga organizmat ndërkombëtare, ku menaxher i një buxheti është dhe PNUD. Është një sasi e madhe të hollash, pra janë shuma të mëdha, por në realitet nuk duket asgjë, ka mundësi që këto të jenë para të UNESCO-s, këto para që nuk dihet se nga kanë ardhur, ndoshta nga shteti grek ose nga Bashkimi Europian, por janë shumë të mëdha dhe në realitet nuk duket asgjë, pra janë para që nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Buxhete vijnë nga OKB, UNECSO etj, kam dëgjuar që është dhënë një sasi e madhe për parkun e Antigonesë dhe Apolonisë.

-E ndërkohë si është gjendja e tyre tani?
Këto para me sa kam dëgjuar i administron PNUD se ka struktura të organizuara, me sa kam dëgjuar di që PNUD ka shumë vite në Shqipëri dhe ka struktura të organizuara. Me sa di ai me anë të këtyre strukturave menaxhon paratë e OKB apo të UNESCO-s. Di që është bërë një plan edhe për Antigonenë dhe për Apoloninë dhe këto kalojnë të gjitha me anë të MTKRS dhe nuk është se kjo ministri nuk di gjë. Ajo këto i firmos dhe i vulos, por ikën një ministri dhe vjen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›