E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia vazhdon kërkimet për naftë në detin Jon

Athina zyrtare nuk heq dorë nga mundësia për të kërkuar naftë dhe gaz në ujërat e saj por edhe në detin Jon, si një mënyrë për të dalë nga kriza ekonomike ky është zhytur vendi.

Një studim sekret që zbulon sasinë dhe vlerën e gazit natyror dhe naftës së fshehur në det, është tashmë në duart e kryeministrit grek Antonis Samaras.

Çdo gjë është përgatitur dhe po ecën me ritmin e duhur njoftojnë mediat greke duke cituar një studim ku thuhet se mundësia për të gjetur naftë nga kërkimet në jug të Kretës dhe në detin Jon është mbi 80%. Një studim sekret që zbulon sasinë dhe vlerën e gazit natyror dhe naftës së fshehur në det, është tashmë në duart e kryeministrit grek Antonis Samaras.

Qeveria e kryeministrit Antonis Samaras vlerëson se me këtë projekt do të mund të nxjerrë vendin nga kolapsi dhe kërkohet që çështjet e hapura me shtetet fqinje për delimitimin e zonave detare të mbyllen sa më shpejt për të krijuar një klimë të përshtatshme politike dhe ekonomike.

Studimi i kryer nga tre ekspertë të fushës Ilias Konofago, Antoni Foscolo dhe Nikos Ligeros tregon se nga depozitat e gazit natyror që gjenden në jug të Kretës përfitimet mund të arrijnë 1, 3 trolionë dollarë.

Vendburimet e naftës dhe të gazit natyror janë bërë shkak për hapjen e debatit mes Shqipërisë dhe Greqisë për caktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Pakti detar mes kryeministri Sali Berisha dhe atij grek Kostas Karamalis u rrëzua nga gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, si antikushtetuese ndërsa prej kohësh ka pasur interpretime të ndryshme për kufirin detar mes dy vendeve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›