E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nojkiç:Jo reale ideja e statusit special për veriun

Serbët e pjesëve të tjera të Kosovës nuk mbështesin plotësisht idenë që serbët e pjesës veriore të Kosovës të kenë status special, duke konsideruar se kjo do të shkonte në dëm të serbëve të pjesëve të tjera.

Rangjel Nojkiç, njëri nga politikanët serbë të Kosovës, ka theksuar se është joreale që veriu i Kosovës të ketë status special.

“Serbët e veriut mund të marrin një autonomi shumë të gjerë, ose edhe pavarësi, por kjo do të jetë e dëmshme për serbët në jug të urës së Ibrit. Ne që tani jemi duke i ndier pasojat e ideve të tilla”, ka theksuar Nojkiç për Radion KiM.
 

Nojkiqç ka hedhur poshtë edhe idenë e ndarjes së Kosovës, duke e quajtur të papranueshme dhe të parealizueshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›