Djilas: Evropa po na trajton si nxënësit më të këqinj

Zëvendëspresidenti i Partisë Demokratike serbe, Dragan Djilas, ka thënë se Evropa nuk duhet që gjithmonë t`i jap ligjërata serbëve si “nxënësit më të këqinj në Evropë”.
“Kryeministrja e Kroacisë e falënderon për "Stuhi" Gotovinën dhe Markacin. Pra, kryeministrja e një shteti që po bëhet anëtar i BE-së i falënderon njerëzit të cilët për krime të kryera ndaj serbëve janë dënuar në Hagë. Pastaj Kroacisë i ndanë vlera, e serbëve jo. Çfarë do të ndodhte nëse kryeministri jonë publikisht t`i falënderoj gjeneralët serbë të cilët kanë luftuar kundër NATO-s, e të cilët janë dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve”, ka thënë Djilas në intervistë për “Press”, citon “Tanjug”.
Ai thotë se Serbia në anëtarësimi i Serbisë në BE nuk është kuptimi i jetës së tyre, por siguri që të gjithë në Serbi do të respektojnë rregullat që mundësojnë të jetohet më mirë.
“Revoltën po e nxisin përfaqësuesit e BE-së të cilët gjithnjë na japin ligjërata e na trajtojnë si nxënësit më të këqij të shkollës së Evropës” theksoi Gjilas.