E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka Balles Trego lidhjet me trafikun e femrave

Mazhoranca dhe opozita debat per raportin e KE-se. PD Opozita loboi kunder heqjes se vizave

Mazhoranca dhe opozita kane debatuar ashper gjate seances se djeshme plenare lidhur me shkakun e refuzimit te statusit te vendit kandidat nga Bashkimi Evropian. Replikat mes tyre kane perfunduar edhe ne akuza mes deputeteve. Pas akuzave te deputetit Taulant Balla lidhur me shfrytezimin e pushtetit nga mazhoranca ligjvenesi demokrat Flamur Noka i ka kerkuar atij te jape shpjegime per ligjet me trafikun e droges dhe te femrave. Sipas Nokes Balla duhet te kete per turp te dale ne foltoren e Parlamentit kur e ka lene veten te keqperdoret nga cdo kryetar qe ka ardhur ne krye te selise roze.

Debatet

Po te isha une ne vendin e parafolesit do te me vinte turp te dilja e te flisja aty sepse shqiptaret e dine qe eshte nje nga me te keqperdorurit e ketij Parlamenti nga te gjithe kryetaret radhe pas radhe qe kane hyre e kane dale ne PS - tha Noka duke iu drejtuar Taulant Balles. Sipas tij deputeti socialit eshte antishqiptar sepse ka lobuar shume fort kunder liberalizimit te vizave. Aq miq teper qe eshte njeriu tipik protestues njeriu tipik negativ qe ka kapur deputete ka lobuar ne Parlamentin Evropian kunder vizave pra eshte antishqiptar. E dyta do me vinte turp te isha ne vendin e tij dhe nuk do dilja kurre te flisja nga ajo foltore e nderuar po qe se do shoqerohesha dhe ne fakt eshte rasti qe zoteria te jape shpjegime kush eshte Fatos Gjura clidhje ka me Fatos Gjuren clidhje ka me trafikun e droges ne Qafe-Thane clidhje ka me trafikun e femrave ne Qafe-Thane - tha Noka. Pas tij reagoi deputeti socialist Namik Dokle Une do te them vetem nje gje nuk merrem fare me hamendesimet dhe shpifjet qe behen ne Parlament nga nje deputet ne tjetrin ne asnje nga akuzat tymuese qe hidhen ketu. Por dua ti them bashkepatriotit tim ti them nje gje talenti politik nuk eshte grip qe te ngjitet prandaj se u rri disa politikaneve hapur nuk te ze gripi i politikes - tha ai. Akuzat e ligjvenesit demokrat Noka erdhen pas kritikave te ashpra te kolegut te tij socialist lidhur me abuzimin e pushtetit nga pushtetaret aktuale. Sipas tij eshte absurde percapja per tiu kundervene opinionit te Komisionit Evropian qe refuzoi kerkesen e qeverise per statusin e vendit kandidat. Balla ka shtuar me tej se raporti tregon me se miri edhe per abuzimin e pushtetit ne menyre te vecante nga Kryetarja e Kuvendit. Raporti thote se eshte keqperdorur pozicioni i Kryetarit te Kuvendit. Ne nuk ulemi ne ate karrige aty ulesh ti dhe keqperdoresh ti nganjehere edhe me telefon. Mos duhet qe raporti te beje transparente urdhrat qe merr ti me telefon hap votimin mbyll votimin ribeje votimin prit se ska ardh Iliri hiqja fjalen ketij pse sia jep fjalen Lulit etj. etj. me radhe. Kete thote raporti zonja Xhozefine - tha ai. Nderkohe qe me heret deputeti Noka deklaroi se deputetet e opozites jane shnderruar ne lajmetare te se keqes. Ju jeni te vetmit njerez qe prej kohesh dilni ne ekrane te lumtur per cdo lajm jo te mire. Per liberalizimin e vizave nuk dolet por u struket neper strofulla. Dhe per raportin apo opinionin e BE-se ne te cilen po perpiqeni te gjeni gjilperen ne kashte. Nga 12 sugjerime 10 ju adresohen juve - tha ai. Sipas Nokes per cdo lajm jo te mire per Shqiperine ka nje pergjegjes qe eshte opozita me ne krye Mulla Omarin. Pas zgjedhjeve te 28 qershorit e gjithe opozita eshte drejtuar nga Rama njelloj sic udhehiqen kacaket kunder paqes ne Afganistan. Nuk ka shpjegim tjeter vetem talibanizem te fuse ne greve urie deputetet vetem e vetem te mos liberalizohen vizat. Cila eshte pergjigjja per thirrjet per ultimatum ne momentin qe po dorezohej pyetesori Mulla Omari juaj doli ne qershor dhe deklaroi se nuk ka liberalizim vizash pa hapur kutite.

Nishani PS kunder politikave sociale te qeverise

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka kritikuar qendrimin e opozites kunder projektligjit Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9928 date 29.7.2003 Per trajtim te vecante financiar te piloteve fluturues ne pension te ndryshuar. Sipas tij projektakti ka te beje me nje politike sociale. Qendrimi kunder eshte shfaqje e nje politike antisociale. Sot eshte dita dhe ky eshte rasti konkret kur pilotet fluturues shikojne se si nje parti politike eshte kunder interesave sociale dhe ekonomike te tyre. Pilotet fluturues jane pjesa me elitare brenda familjes se ushtarakeve. Tentohet per tu anashkaluar ceshtja per te justifikuar voten kunder - tha ai. Nishani shtoi se PS ka pasur kohe 8 vite ta bente kete ligj por 8 vite nuk dha asnje kontribut. Ai kujtoi mungesen e nderhyrjes nga bashkia per te zgjidhur problemet lidhur me perdorimin e aboneve apo dhe mungesen e politikave sociale ndaj personave me aftesi te kufizuara. Ministri theksoi se 1/3 e buxhetit te kesaj qeverie eshte per politika sociale. Pas debateve Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9928 date 29.7.2003 Per trajtim te vecante financiar te piloteve fluturues ne pension te ndryshuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›