Shqiperia ne samitin e NATO-s diskutim per sistemin anti-rakete

Samiti i nivelit te larte te NATO-s Berisha ne Lisbone. Berisha ne diskutimin per Afganistanin dhe Rusine
Qe nga anetaresimi me te drejta te plota Shqiperia per here te pare merr pjese ne samitin e NATO-s e perfaqesuar ne nivelin me te larte kryetare shtetesh dhe qeverish. Kryeministri Sali Berisha u nis dje ne mesdite per ne Lisbone Portugali per te marre pjese ne samitin e nivelit te larte te NATO-s ne te cilin do te diskutohet per konceptin e ri strategjik te Aleances.
Ne kete samit marrin pjese kryetare shtetesh dhe qeverish te 28 vendeve anetare si dhe perfaqesues te larte te Bashkimit Evropian dhe te institucioneve nderkombetare. Ky eshte samiti i pare ne nivel kryetaresh shtetesh dhe qeverish ku Shqiperia merr pjese.
Delegacioni shqiptarkryesohet nga Kryeministri Berisha dhe ne perberje te tij jane ministri i Puneve te Jashtme zoti Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami ambasadori shqiptar ne NATO zoti Artur Kuko dhe zyrtare te tjere te larte.
Te premten Kryeministri Berisha do te marre pjese ne takimin e Keshillit te Atlantikut te Veriut ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive. Te shtunen paradite ne vijim te axhendes se samitit Kryeministri Berisha do te marre pjese ne seancen e diskutimeve per Afganistanin dhe ne mesdite ne seancen kushtuar marredhenieve te NATO-s me Rusine qe zhvillohen ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive. NATO prej kohesh po synon nje strategji te re si reagim ndaj rreziqeve te reja ne bote. Ne diskutim eshte zhvillimi me tej i projektit per mbrojtjen kunder raketave. Shqiperia eshte shprehur e gatshme per nje mbrojtje te tille. Sipas eksperteve per ceshtjet e sigurise prane Qendres se Brukselit per Studime Evropiane sulmet me arme kimike shtetet e pastabilizuara qe mund te behen rrezik per boten apo perhapja e raketave dhe e armeve berthamore jane nje sere kercenimesh te reja per te cilat NATO nuk ka pergjigje strategjike te mjaftueshme.
Me strategjine e saj te re aleanca e perbere nga 28 vende anetare synon te mobilizohet dhe tu pershtatet rreziqeve te reja. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Rasmussen eshte shprehur se NATO duhet te permiresoje aftesite e saj per te bashkepunuar me organizata dhe institucione te tjera qe ofrojne ndihme civile p.sh. me OKB-ne dhe BE-ne. Nje ceshtje tjeter eshte ajo e sistemit te mbrojtjes ndaj raketave. Sipas Rasmussenit NATO nuk duhet qe te heqe dore prej ketij projekti i cili do ti mbronte vendet e tjera p.sh. prej sulmeve nga Irani. Une pres prej takimit qe te merret nje vendim per mbrojtjen ndaj raketave. Kjo do te ishte nje shenje shume e dukshme se ne jemi te gatshem qe edhe ne kohe kursimesh ti permiresojme aftesite tona mbrojtese - tha Rasmussen.
Ne strategjine e re te NATO-s pritet te perfshihet edhe mbrojtja ndaj cyber-sulmeve pra sulmi ndaj rrjeteve kompjuterike me rendesi per sigurine. Problematike eshte ceshtja e carmatimit nga armet berthamore. Kunder kesaj ideje jane SHBA dhe Franca e cila mendon se po te heqe dore prej armeve te tilla do te humbase jo vetem nje pjese te aftesise se saj mbrojtese por edhe prestigjin e saj.