E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi Olldashi Opozita pergjegjese per mosshqyrtimin

Olldashi apel opozites Terhiquni nga thirrjet per kryengritje. Opozita pengoi reformat integruese

Opozita eshte pergjegjesja kryesore per vleresimet jo te mira te dhena nga raporti i Komisionit Evropian. Keshtu eshte shprehur ne seancen e djeshme plenare ministri i Puneve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi. Duke analizuar nje per nje te gjitha rekomandimet e KE-se Olldashi tha se ai duhet te jete nje moment reflektimi per klasen politike ne teresi por dhe opoziten ne vecanti e cila eshte bere pengese e reformave ne vend. Ministri shtoi se opozita ka penguar reformen ne gjyqesor miratimin e ligjit te imunitetit reformen zgjedhore por dhe miratimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar te gjitha keto te permendura ne rekomandimet e KE-se.

Olldashi per opoziten

Ministri Olldashi ka analizuar me radhe rekomandimet e Komisionit Evropian. Rekomandimi i pare eshte te sigurohet funksionimi i Parlamentit ne baze te nje dialogu politik konstruktiv e te qendrueshem mes partive politike. Cdo te thote kjo Do te thote qe njera parti qe nuk eshte ne Parlament duhet te vije per te diskutuar projektligjet per te propozuar amendamente dhe jo per te care ferren sic ben ne fund te cdo seance. Pra ne kete pike ne jemi teresisht ne sinkron por duhet qe kjo gje te jete edhe nga krahu tjeter - tha ai. Edhe rekomandimi i dyte sipas Olldashit i cili ben fjale per miratimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar nuk eshte plotesuar perseri per faj te bojkotit te opozites. Rekomandimi i trete i KE-se eshte miratimi i Avokatit te Popullit. Olldashi kujtoi oferten e mazhorances e cila i ka lene dore te lire opozites per propozimin e emrit me te vetmin kusht qe te mos kete qene pjese e vendimeve politike ne kohen e diktatures. Por sipas tij PS nuk e ka marre ne konsiderate kete gje. Rekomandimi i katert kerkon te caktohet struktura legjislative per zgjedhjet ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. I kemi bere publikisht oferten PS-se per te sjelle cdo amendament per Kodin Zgjedhor. Pra edhe rekomandimi i katert eshte detyrim qe duhet te plotesohet nga opozita parlamentare - tha ai. Ministri shtoi se rekomandimi i peste parashikon perforcimin e ligjit dhe rendit nepermjet strategjise se nje sere reformave per gjyqesorin duke siguruar pavaresine efikasitetin dhe ndershmerine. Por - deklaroi ai - kjo gje nuk mund te behet nese opozita nuk merr pjese sepse mazhoranca nuk mund te beje reforma te njeanshme. Rekomandimi tjeter eshte zbatimi me efikasitet i strategjise kunder korrupsionit zbatimi i strategjise se qeverise dhe plan-veprimi i heqjes se pengesave per hetimin e zyrtareve gjykatesve e anetareve te Parlamentit. Olldashi kujtoi se mazhoranca ka 12 vjet 8 vjet ne opozite e 4 vjet ne mazhorance qe kerkon heqjen e imuniteteve. Kemi sjelle ne te pakten ne 5 raste propozimet e akteve ligjore per heqjen e imuniteteve. E keni kundershtuar kur ishit ne pushtet dhe e kundershtoni edhe sot ne opozite. Eumlshte perseri nje pergjigje qe kerkon BE nga ju se ne pergjigjen e kemi dhene sot e 12 vjet me pare - tha ai. Ministri pohoi se edhe forcimi i luftes kunder krimit te organizuar duke rritur bashkepunimin me partneret rajonale kerkon bashkepunimin e opozites. Si mund te forcohet lufta kund krimit kur nderkohe qe policia shqiptare lufton me krimin PS lufton me policine. Eumlshte e vetmja opozite ne bote qe lufton me policine. Por ne gamen e ketyre rekomandimeve qe nuk kane gjetur ende sot nje pergjigje nga PS-ja ne kemi marre nje pergjigje e cila eshte kjo pergjigja me e pamendueshme pergjigjja me joserioze qe mund te vinte nga nje parti e madhe politike pergjigjja eshte skenari i Dukatit. Pra sipas tij nderkohe qe mazhoranca eshte ne sinkron me BE-ne opozita ben thirrje per kryengritje te dhunshme. Nderkohe qe ne jemi ne sinkron me Brukselin zoterinjte jane ne sinkron me Aldo Baren sepse zoteria doli dje ne sallen e gjyqit dhe tha se do ti nxjerre uje te zi kesaj qeverie. Eumlshte detyrim i kesaj opozite qe te dale dhe te beje nje distancim. Te thote Nuk jemi per perdorimin e dhunes ne protesta nuk kemi me aktive as lidhjet e vjetra dhe as lidhjet e reja me Aldo Baren perndryshe do te mbeteni aty ku keni qene si parti qe lindi nga krimi shteteror dhe po vazhdon si strukture perfaqesuese politike e krimit ordiner - perfundoi Olldashi.

Halimi Opozita ferkoi duart kur Shqiperise iu refuzua statusi

Deputeti i Partise Demokratike Eduart Halimi kritikon qendrimin e opozites pas vendimit per refuzimin e kerkeses per statusin e vendit kandidat ne BE. Ai kujtoi se seancen e pare plenare pas liberalizimit te vizave asnje opozitar nuk u ngrit per te uruar shqiptaret per kete vendim historik. Por shqiptaret dine te dallojne burrat e shtetit qe punojne per ta dhe burrat e shtetit qe gerthasin cdo dite e me shume kunder integrimit - tha ai. Ligjvenesi demokrat shtoi se kur u dha pergjigjja per statusin ata politikane qe u deshperuan per liberalizimin e vizave ferkuan duart nga gezimi. Dilni u thoni shqiptareve se BE ka te drejte kur thote se integrimi i vendit pengohet nga ngerci politik i legjendes se kutive. Dilni e u thoni shqiptareve se integrimi i vendit pengohet nga bllokimi i reformave te domosdoshme qe kerkojne konsensusin e opozites. Dilni dhe u thoni shqiptareve se do largoheni nga qendrimi konfrontues dhe antikonstruktiv. Dilni dhe u thoni shqiptareve se BE ka te drejte kur thote se per te marre statusin duhet te garantohet funksionimi i duhur i Parlamentit dhe ne si opozite nuk do ta braktisim ne menyre te pakuptimte cdo votim te ligjeve ne kete vend - deklaroi Halimi duke iu drejtuar opozites. Ai theksoi se opozita nuk ka ne mendje integrimin e vendit sepse ka ne mendje vetem nje opsion ate te dukatizimit te Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›