Noka: Rama urren prindërit dhe fëmijen e tij, krenar për emrin që përfaqësoj
KUKËS- Ministri i Brendshem Flamur Noka, njëherësh kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet në Qarkun e Kukësit te PD-se, tha sot gjatë mitingut elektoral të PD-së në Kukes, se “modeli i dëshpërimit, i pesimizmit, i depresionit dhe i urrejtjes, që është modeli i Edi Ramës, nuk ka vend as në Tropojë, as në Has e as në Kukës”.
Noka shprehu besimin se, “kuksianët do të mbështesin pas asnjë mëdyshje alternativën e Partisë Demokratike, pasi falë saj panë zhvillimin, lirinë, lëvizjen e lirë në Europë, panë Rrugën e Kombit, e cila mundëson lidhjen me kryeqytetin për vetëm 1 orë e gjysmë”.
Noka komentoi dhe etiketimet që kreu i opozitës Edi Rama dhe Partia Socialiste bëjnë në adresë të tij, ku gjate takimeve elektorale e quajne ‘Flamuri pa bisht’.
“Rama më akuzoi mua. Unë jam flamuri dhe jam krenar për emrin që më kanë vënë prindërit e mi, unë i dua prindërit e mi dhe jam krenar për to. Nuk jam si ty Rama që i urren prindërit dhe fëmijën tënd. Merru me mua sa të duash jo me ermin e flamurit se unë përfaqësoj emrin që është fatmir, që përfaqëson kombin dhe jo si ti. Ti ke dëshmuar se nuk e do këtë vend ase i ke detyruar deputetët e tu të votojnë kundër rrugës së Kombit, rritjes pagave dhe pensionit. Ti di të jesh kundër dhe të rrisësh taksat”, u shpreh Noka.
Noka shprehu gjithashtu besimin se qytetaret do të dinë të zgjedhin mes dy alternativave, “asaj të zhvillimit dhe integrimit që ofron e djathta me liderin e saj Sali Berisha dhe asaj të izolimit, dëshpërimit dhe mohimit që ofron Edi Rama”.
(e.m/BalkanWeb)