E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode miting madhështor në Çëravë të Pogradecit

15-06-2013 / Gazeta 55

Ministri i Financave, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike i cili kryeson listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës, Ridvan Bode tha se nga politikat subvencionuese dhe mbështetëse për bujqësinë 5500 fermerë kanë përfituar një shumë prej 650 milionë lekësh. Kjo ka mundësuar sipas tij që rritja e prodhimit bujqësor të jetë më e larta e arritur historikisht.

Bode i ka ftuar banorët e Çëravës dhe gjithë Shqipërisë që të mbështesin Partinë Demokratike më 23 Qershor për të vijuar zhvillimin dhe integrimin e vendit

Duke i falenderuar banorët e komunës Çëravë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Partisë Demokratike, Bode tha se pas 23 Qershorit zhvillimi i vendit do të jetë edhe më i vrullshëm, edhe më i shpejtë, pasi Partia Demokratike do të vijojë të jetë pranë interesave të çdo banori e çdo familjeje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›