Noka prezanohet me stafin e ministrisë së brendshme

Ministri i brendshëm Flamur Noka, ka zhvilluar sot takimin e tij të parë me stafin e insitucionit që ai do të drejtojë për një vit. Në fjalën e tij, Noka kërkoi bashkëpunimin e të gjitha strukturave të ministrisë së brendshme për përmbushjen e objektivit kryesor, atë të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
“Nënvizoj që përmbushja e rekomandimeve do të vazhdojë të jetë e suksesshme si në rastin e liberalizimit të vizave dhe në rastin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Jam i bindur që do ta përmbushin edhe këtë objektiv” tha Noka.
vijon..