E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhemal Saliaj: Në prokurori, ka emërime dhe transferime klienteliste

06-07-2012 / Gazeta 55

Ish-prokurori i Beratit akuzon presidentin në detyrë, Bamir Topi si dhe kryeprokuroren, për shkelje ligjore dhe kushtetuese

Prokurori i Beratit, Xhemal Saliaj akuzon kryeprokuroren Ina Rama dhe presidentin Bamir Topi për shkelje të Kushtetutës. Sipas objekt padisë së paraqitur Gjykatës së Tiranës dhe asaj të Apelit, Ina Rama dhe Bamir Topi kanë emëruar dhe transferuar në mënyrë abuzive disa prokurorë në mbarë vendin. Xhamal Saliaj deklaron se atij i është mohuar e drejta për të konkurruar për transferimet apo ngritjen në detyrë pasi Kryeprokurorja dhe Presidenti nuk kanë shpallur vendet vakante por kanë emëruar persona të përzgjedhur në mënyrë selektive dhe klienteliste. Prokurori i Beratit shprehet se Ina Rama ka filluar një procedim disiplinor ndaj tij në kohën kur Xhemal Saliaj kishte ngritur objekt padinë ndaj Kryeprokurores në gjykatë. Saliaj akuzon Kryeprokuroren se ka falsifikuar dokumente dhe fakte në mënyrë që të niste procedim disiplinor ndaj tij si dhe për ti bërë presion që prokuroi i Beratit të mos bënte publike abuzimet dhe shkeljet e Ina Ramës.
Kronika - Miratohet drafti për Konferencën Gjyqësore - Si zgjidhet anëtari i KLD/Qeveria ka miratuar draftin për organizimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Në draft përcaktohen  mirë detyrat e KGJK, zgjedhja e anëtarit të KLD dhe mënyra e financimit. Sipas projektligjit, kryetari i Konferencës Gjyqësore është kryetari i Gjykatës së Lartë, ndërsa si strukturë e saj do të jetë këshilli ekzekutiv. Krahas mënyrës së përzgjedhjes së anëtarëve me votë nga anëtarët e Konferencës për këshillin ekzekutiv, në p/ligj përcaktohen dhe mënyra e zgjedhjes së anëtarit të KLD-së nga Konferenca Gjyqësore dhe marrëdhëniet me të. E në fakt, në një farë mënyrë anëtari i zgjedhur nga kjo konferencë do të jetë “sytë dhe veshët” e konferencës për të paraqitur kërkesat e gjyqtarëve në KLD. Kështu në mbledhjen vjetore anëtari i KLD i zgjedhur nga KGJK duhet të paraqesë një raport për përfaqësimin e interesave dhe përgjegjësive të pushtetit gjyqësor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga KGJK’ja nuk mund të paraqesin kërkesë për transferim apo ngritje në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›