Nokia N900, shtyhet për muajin e ardhshëm prezantimi
Modeli N900 i kompanisë Nokia i cili është dashur të paraqitet në treg gjatë këtij muaji, rastin për këtë do ta ketë më vonë, më saktësisht në fund të muajit nëntor të këtij viti. Arsyeja kryesore për shtyrjen e datës është Linux Maemo 5, i cili në momentin e fundit ka pësuar disa ndryshime, të cilat kanë qenë të domosdoshme që Nokia N900 të jetë e gatshme për treg. Ndryshe Nokia ka shpërndarë 300 modelet e para disa përdoruesve në mbarë botën që ta testojnë dhe të lajmërojnë gabimet e mundshme, para lançimit zyrtar në shitje. Nokia N900 është modeli i parë i Nokias i cili sjell mbështetje për OpenGl ES 2.0, e në të gjendet edhe procesori i fuqishëm ARM Cortex-A8.
Përgatit celularin dhe rrjetin e tij
Qëkur sistemi operativ për celularë Android është paraqitur në treg, ekzistojnë thashetheme për celularin e mundshëm nga tabori i gjigantit të internetit Google. Sipas thashethemeve të fundit, Google Phone pritet të paraqitej në treg deri në fund të këtij viti. Sipas thashethemeve të cilat po qarkullojnë, Google deri në fund të këtij viti do të paraqës versionet e tij të celularëve të cilat do të shfrytëzojnë sistemin operativ Android 2.0. Pajisja e vetme e paralajmëruar e cila do të përmbajë Android 2.0 është Motorola Droid, e për të cilën nuk ka edhe aq informacione.
Po ashtu, burimet e njëjta theksojnë se deri në fillim të vitit të ardhshëm dritën do ta sheh edhe netbooku nga ky gjigant i internetit, gjersa të dy pajisjet do të bazohen në çipat e kompanisë Qualcomm.
24 Tetor 2009