Marrëzitë e burrave, psikologët shpjegojnë si mund ta shkatërrojë mashkulli jetën
Theksimi shumëshekullor i feminitetit e ka sjellë femrën në rrethin e mbyllur të sjelljeve dhe kërkesave. Edhe virtytet e mashkullit binin në të njëjtin kurth. Thjeshtësimi i standardeve jetike ia ka imponuar femrës ekzistencën vetëm brenda kuptimeve siç janë besnikëria, ndjeshmëria, afërsia dhe mirëkuptimi. Këto kuptime me kohë janë shndërruar në kundërthënie: nënshtrim, ndjeshmëri e tepërt, të jetuarit e jetëve të tjera dhe hulumtimi i mundimshëm i gjithë asaj që mendojnë të tjerët. Ajo që në fakt është pozitive në formën tepër të shprehur dhe të varfëruar është bërë burim i pakënaqësive. E nga ky burim njësoj pinin edhe meshkujt edhe femrat.
Zhgënjimi nga lidhjet
Të zhgënjyer me lidhjet në të cilat femrat deri para një kohe kanë qenë viktima, të cilat ata i kanë nxjerrë në sipërfaqen e shpresës, në mënyrë që pas një kohe të tregonin fytyrën e shtrigës, meshkujt pyeten se a kanë të drejtë “djelmoshat e këqij”, të cilët gjatë tërë jetës i bindin se femrat e pëlqejnë vrazhdësinë dhe nënshtrimin.
Mirëpo, nuk qëndron gabimi as te femrat, e as që është e vërtetë se femrat u bien në gjunjë me nënshtrim. Thënë thjesht, femrat sot mund të hetojnë fare lehtë nëse mashkulli shërbehet me të mirën në mënyrë që të fshehë “natyrën e vërtetë”, e kanë të qartë po ashtu edhe dallimin mes kujdesit të sinqertë dhe butësisë me të cilën meshkujt dëshirojnë t’ua tërheqin vëmendjen ose të marrin pak seks.
Princat e sotëm të pafat janë viktima, por vetëm nga shkaku i lëshimeve të tyre. Konsiderohen shpirtgjerë kur marrin guximin të jenë pranë një femre të cilën askush nuk e do, kur vetëm ata janë të gatshëm t’ia paguajnë borxhet e saj, kur vetëm ata kanë kohë për problemet dhe lemeritë e saj, kur mbasi që të gjithë meshkujt e tjerë e kanë lënë, kanë guximin ta shpijnë para altarit dhe t’ia ndërrojnë shprehitë e saj të këqija. Arsyet për shkak të të cilave mendojnë se vetëm ata mund të shpëtojnë jetën e dikujt do të duhej t’i kërkonim në ndjenjën e inferioritetit të cilën e zbut femra e papjekur, e paqëndrueshme emocionalisht ose e prirur të jetë e varur. Theksimi shumëshekullor i feminitetit e ka sjellë femrën në rrethin e mbyllur të sjelljeve dhe kërkesave.
Burrëria e deformuar
Moszhvillimi i vlerave të tjera, përhapja e vetëdijes sipas zgjedhjes personale dhe mospranimi i ashpër i modeleve të tjera të sjelljes, e kanë identifikuar mashkullin me forcën, vendosmërinë, përgjegjësinë dhe kujdesin. Në këtë mënyrë burrëria është shndërruar në agresivitet, pandjeshmërinë emocionale, kontrollimin e veprimeve të të tjerëve dhe nevojën që të tjerët të bëhen të varur. Lufta midis gjinive me këtë fakt është bërë e pashmangshme, edhe meshkujve edhe femrave u mohoheshin të drejtat për ekzistimin e jetës së brendshme më të pasur. Ndarja gjithnjë më e thellë i ka ushqyer me parashenjën negative të padrejtësive të rrënjosura thellë. Kundërshtitë e imponuara kompensoheshin vetëm në sipërfaqen e jetës së përbashkët, e teoritë biologjike për dallimet e “lindura” dhe modeleve të sjelljes i krijonte shoqëria në të cilën nuk dominon vetëdija, porse bartja e skenave nga bota shtazore në të cilën mashkulli lufton për femrën, e mbars dhe kujdeset ose nuk kujdeset për pasardhësit e vet. I njëjti nxitës emocional me inteligjencën ironike ka krijuar modelet, e disa prej tyre, siç janë përrallat, vashëzat dhe djelmoshat i mirëpresin që nga fëmijëria.
Heroizmi i marrë
Në tregimin në të cilin vashëzat janë princesha, djelmoshat janë princa, janë të pandashëm njëri nga tjetri, ndërsa rrugët jetësore të tyre ndryshojnë vetëm deri në atë kufi kur krijojnë bashkësinë martesore për të cilën nuk flet asnjë përrallë. Mirëpo, vashëzat martesën edhe sot e konsiderojnë si kulminacion të jetës së tyre për ç’arsye e lënë pas shkollimin dhe karrierën, ndërsa djelmoshat imitojnë rolet e princave të mirë. Edhe të parët edhe të dytët, të pavetëdijshëm për pasojat e rënda të botës së fshehtë të jorealitetit, me përcjelljen e verbër të roleve të mësuara me kohë kuptojnë se diçka, megjithatë, nuk është në rregull. Psikologia Laura Schllesinger në librin e saj “Dhjetë marri me të cilat mashkulli mund ta shkatërrojë jetën” në vend të parë e vë “heroizmin e marrë”. Edhe pse heroizmi në esencë do të thotë mbrojtjen e më të dobëtëve, ndihmën atyre që janë në hall, njerëzinë dhe guximin, theksimi i kësaj në botën e sotme agresive dhe të tregut, në të cilën femra njëherësh zhvillon vetëdijen, befason shumë “djelmoshat e mirë”.
Mashkulli, mikesha më e mirë e femrës
Në të kundërtën, meshkujt të cilët dobësitë e veta i fshehin prapa mirësisë engjëllore, nuk do të ankoheshin se gjithnjë hasin femra të cilat nuk i kuptojnë ose i shfrytëzojnë. Por ata edhe më tutje, të mbështetur nga rrethi i cili i mëshiron, hedhin anash “burrërinë” e vet duke u përpjekur të bëhen “mikeshat më të mira” të femrave dhe në këtë mënyrë të mbrohen nga e tërë ajo që mund të rrezikojë lidhjen. Nuk e vërejnë se si femrat, të cilat i zgjedhin sipas vetive, dallojnë prej atyre të cilat do të interesoheshin për atë që mund t’ju ofrojnë. Prandaj mirësinë e tyre ua shtrijnë në shuplakën e dorës femrave që janë më të vrazhda, seksi, që kanë shpirt aventuriere dhe atyre të përdala. Ndjenja e inferioritetit thellohet edhe më dhe përsëri zbulon burimin e pashtershëm të femrave të cilat kanë nevojë për ndihmë. Disa prej tyre ndoshta me kohë e kanë kuptuar se si jeta për atë “të vërtetën” do të thotë marrjen e kontrollit mbi vendimet e saj, të cilat për shkak të kaluarës së saj gjithmonë dalin të paarsyeshme.
Femra e tillë kërcënohet të jetë gjithnjë e kritikuar ose të jetë motivisht e lënë prapa. Këtë dhembje, ndërkaq, nuk e shkakton femra, të cilën gjithnjë deri në thyerje nuk e lënë anash për shkak të fisnikërisë së saj, por respektimi i verbër i rregullave të cilat nuk lejojnë të pranohet e vërteta se femra luan rol të rëndësishëm në jetën e tyre. Kuptohet, një zbulim i këtillë vetëdijëson dhe shëron plagët emocionale, e nganjëherë është më e vështirë të durohet fotografia e dhuruar e burrërisë sesa të shkohet rrugës së njohur të martirit ose të atij i cili fare nuk i nënshtrohet ndjenjave, që kanë vetëm femrat.
A ka zgjidhje?
Jeta sipas parimit të definimit të plotë të burrërisë pret nga mashkulli minimizimin e emocioneve personale dhe njëherit lojën me emocionet e femrës, gjë që për shkak të mosnjohjes së strukturës së tyre shpijnë në kontrollimin e papëlqyeshëm. Frikësimi nga kënaqësia emocionale është dëshmi e frikës nga humbja e burrërisë, por edhe nga pasojat e mundshme të shprehjes së emocioneve, aq të fryra në imagjinatë saqë nuk kanë të bëjnë me realitetin. Zgjidhja qëndron në njohjen e nevojave dhe kuptimit emocional se është fare e natyrshme që të gjithë njerëzit kanë ndjenja, të cilat janë informata të besueshme për atë se çka vjen nga “brenda”. Përveç që janë tregues të vërtetë të rrugës për një jetë më kualitative, ato paraqesin edhe kuptimin e vlerave të veçorive të çdokujt, përvoja dhe veprime, e në to mund të gjendet dhe të kontrollohet vetëm ai që pranon të vërtetën për ekzistimin e tyre.
Shenjat që paralajmërojnë mashkullin se femra me të cilën del nuk është për të:
Ju thotë se nuk është e respektuar
Papritmas nis të pëlqejë të njëjtat gjëra sikur edhe ju
Djelmoshat ose burrat i ndërron brenda më pak se 30 ditëve
Është takuar me meshkuj që kanë të njëjtin problem
Takimi me ju është më i rëndësishëm sesa fëmijët e saj
Ka numër të kufizuar miqsh, ose kurrë nuk i keni njohur
Brengoset nëse nuk e thirrni çdo ditë/orë
Ju thotë se nuk di çka do ose nuk ka caqe afatgjata
Këshilla “heronjve” të psikologes Laura Schllesinger
Lëreni princeshën në kullën e saj. Le t’i shkurtojë vetë flokët dhe le t’i shfrytëzojë si litar me të cilin do të lëshohet. Ajo duhet të mësohet të punojë e pavarur, në të kundërtën do të kujdeseni për fëmijën në trupin e gruas së rritur.
Mos e shpëtoni Hirushen nga problemet financiare. Nëse nuk fiton vetë, kurrë nuk do të dijë t’i çmojë paratë tuaja.
Puthe bukuroshen e fjetur dhe do ta zgjoni të keqen dhe mbretëreshën xheloze. Po deshët të keni një stoli në dorë kur të shkoni në zbavitje, më mirë bleni ndonjë stoli për këmishën tuaj.
24 Tetor 2009