E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuga, modeli i parë hibrid i Nissan-it në Tokio



Prodhuesi Nissan në Tokio ka dëshmuar se është i gatshëm të prodhojë automjetin e tij hibrid. Deri tani, Nissan është mbështetur në sistemin hibrid të Toyotas për kompaktin e saj Altima, ndërsa tani ka përgatitur hibridin benzinë-elektrik për limuzinën Fuga. Në dallim nga prodhuesit e tjerë të automjeteve hibride si Toyota, Honda e Ford të cilët me radhë shfrytëzojnë transmetimin e vazhdueshëm variabël për ndërrimin e shpejtësive, në Nissan kanë vendosur për marshin standard prej shtatë shpejtësish. Motori elektrik është vendosur në mes të motorit me benzinë dhe transmetuesit, ndërsa një çift i lidhëzave kontrolluese i mundëson sistemit që sipas nevojës të kalojë transmetimin nga motori me benzinë në elektrik, respektivisht në të dytë. Specifikat e Nissanit thonë se elektromotori zhvillon 67 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 270 Nm, ndërsa sistemi supozohet të përshpejtojë automjetin deri në 100 kilometra në orë vetëm me energji elektrike. Tani për tani, në Nissan nuk kanë qenë të gatshëm të zbulojnë performancat e kombinuara të elektromotorit dhe motorit 3.5 litërsh V6 me benzinë që përdorë ciklin për shpejtësi ekonomike. Këto të dhëna do t’i kemi në fund të vitit 2010, kur edhe automjeti të fillojë shitjen zyrtarisht.

Volkswagen
fillon shitjen e Golf dhe Sciroço

Prodhuesi Volkswagen ka filluar me shitjen e versioneve më të fuqishme të Golfit e Sciroços modelet R dhe gjermanët më në fund i kanë bërë publike edhe çmimet. Sciroço R në Gjermani do të kushtojë 36.400 euro deri në regjistrim, ndërsa çmimi i Golfit R do të kushtojë 33.475 euro. Të dyja modelet R shfrytëzojnë motorin TSI dylitërsh me turbo-mbushës dhe katër cilindra me djegie të drejtpërdrejtë, megjithatë ndërsa Golfi R zhvillon 265 kuaj fuqi dhe 350 Nm moment rrotullimi, Sciroço duhet të kënaqet me 5 kuaj fuqi më pak, prandaj motori i tij zhvillon 260 kuaj fuqi. Golfi R ka fituar edhe motorin integral 4Motion, ndërsa Sciroço transmeton fuqinë në boshtin e përparmë. Të dyja modelet ofrojnë nivelin e njëjtë të pajisjeve.

24 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›