E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat, 5 veprimet për t’u ndier të lumtura



Mjaft më me ndjenjën e fajit, me ankthin dhe komplekset e inferioritetit: qetësia mund të arrihet mjaft thjesht, mjafton të ndjekësh disa rregulla të vogla dhe të besosh tek pasionet e tua.

Të jesh femër nuk është e thjeshtë: kur një femër bëhet nënë, te ajo rritet dyshimi nëse do të ishte më mirë sikur ajo të rrinte në shtëpi me fëmijët (duke flakur tutje karrirën dhe ambicjet) apo të vazhdojë të punojë. Në lidhje me pamjen e jashtme, të modës dhe jetës në çift është mirë të jetë besimi në vetvete për të mos rënë në depresion. Por studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë thonë se në këtë rast mund jetë tepër vonë: femrat ishin më të lumtura se meshkujt në vitet 70’. Akademikët amerikanë shtrojnë një pyetje tepër të thjeshtë: Me më shumë stres, impenjime në rritje dhe paga më të ulëta të “seksit të fortë” a ekziston mundësia për të qenë e lumtur?

Për fat, pas një lajmi të keq vjen gjithmonë një tjetër i mirë, madje dy. E para është receta për të (ri) gjetur gëzimin e të qenit femër, të trajtuar në librin autobiografik të Elizabeth Gilbert premton se së shpejti do të realizohet një film me Xhulia Ruberts dhe një aktor italian. Në këtë rast bëhet fjalë për një ftesë për të kërkuar ushqim të mirë, seks dhe gëzim shpirtëror, mbase duke ndjekur gjurmët e autores dhe udhëtimet e saj në Itali, Indi dhe Indonezi. Por nëse mes motiveve të mosqenit të lumtura është edhe fakti se nuk jeni në gjendje të shëtisni gjysmën e botës, do të ishte i vlefshëm një vëllim i “Gallup Marcus Buckingham” i titulluar “Gjeni një jetë më të mirë”. Si mund t’i përgjigjemi pyetjes se çfarë bëjnë ndryshe femrat e lumtura dhe të suksesshme?” i përgjigjen këshillat e mëposhtme, të cilat shërbejnë për të gjetur lumturinë:

1. Bëni gjërat që ju pëlqen të bëni: mos u nënshtroni nga detyrimet e përditshme dhe të hiqni dorëq nga kënaqësitë e jetës, qofshin këto të vogla apo të mëdha. Duhet të gjeni gjithmonë kohë për të kënaqur veten sepse vetëm në këtë mënyrë do të jeni të motivuara për të ecur përpara.

2. Përpiquni që të mos e jetoni ditën e re si ditët e përgjithshme që keni jetuar, të zhurmshme dhe të lodhshme: përpiquni të gjeni një detaj që i kthen ditët tuaja në çaste të dëshirueshme dhe stimuluese. E nëse puna që bëni nuk ua lejon këtë gjë, bëni të mundur që të paktën koha pas punës të jetë argëtuese.
3. Lëreni veten të përfshiheni nga ajo që bëni: të mërziteni, në punë apo në shtëpi, është burim negativiteti: ndërkohë të argëtohesh bën që koha të vrapojë shpejt dhe shpirti të mbushet me gëzim dhe hare.

4. Shijoni momentet e bukura të ditës shijoni gëzimet, sado të vogla qofshin ato: mos i eklipsoni detajet me ngjarjet e turbullta të ditës. Bindeni veten se ajo për të cilën keni nevojë është qetësia.
5. Mos mendoni vetëm për planet e rëndësishme, objektiva dhe projekte, por fokusohuni në “momentet magjike” që ndonjëherë manifestohen edhe në heshtje. Pranoni gjërat që keni dhe kënaquni me to, në vend që të trishtoheni për gjërat që nuk i keni dhe ju mungojnë.

Sipas studiuesve, femrat e lumtura e kuptojnë drejt ekuilibrin mes jetës dhe familjes, pamundësinë për të bërë gjithçka në mënyrë perfekte dhe arrijnë të shijojnë maksimumin e asaj që marrin. Nëse je e ekuilibruar je edhe e mrekullueshme. Akoma më mirë është të humbësh ekuilibrin dhe të mësosh të jetosh ndryshe.

24 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›