Nokova me resurse natyrore e historike- Banorët e fshatit të Lunxhërisë me sytë drejt agroturizmit

Kjo është periudha më e bukur për banorët e fshatit Nokovë në njësinë administrative Lunxhëri të bashkisë Gjirokastër. Ata kryesisht të moshuar edhe pse në një moshë madhore po lënë pas dimrin e butë dhe kanë nisur përditshmërinë e tyre duke u kujdesur për tokat dhe parcelat që mbillen me perimet e stinës por edhe duke u marrë me të imtat që mbajnë.
Ata e dinë mirë se baza e jetesës së tyre është toka e begatë që prodhon me sasi dhe cilësi . Por krahas përpjekjes për bujqësi, jashtë vëmendjes së tyre nuk ngelet agroturizmi, degë kjo e rëndësishme e ekonomisë që po sjell një zhvillim të dukshëm që nxit edhe shpresën për rikthimin e banorëve të larguar.
Brengë e madhe që shihet qartë në sytë e të moshuarve vazhdon të jetë mungesa e të rinjve . Ata thonë se kjo plagë e shoqërisë është prezente por ende shpresojnë që një ditë fëmijët e tyre do të kthehen
Gazetare: Boralda Pëllumbi
/rtsh.al/