E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbi 15 mijë të prekur nga gripi dhe viroza këtë javë, ISHP: 3 infektime të reja nga Fruthi

Gripi dhe virozat vijojnë të kenë të njëjtin trend infektimesh si edhe një javë më parë duke mos pësuar rënie të qëndrueshme.

Sipas ISHP në javën e fundit të shkurtit u raportuan 15 478 infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes më shtrirje të në gjithë vendin.

Më të prekurit nga këto infeksione vijojnë të jenë moshat pediatrike 0-4  vjeç të cilët kanë patur jo në pak raste rikthim të sëmundshmërisë duke u prekur edhe 2 herë nga virozat.

Sipas buletinit të publikuar nga ISHP qytetet me rritje të rasteve me grip apo infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes kanë qenë Tropoja, Dibra, Berat Delvinë, Durrës dhe Vlorë.

Ndërkohë këtë javë janë shënuar edhe infektime nga fruthi ku numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 31.

Numri më i lartë të të prekurve me fruth i përkasin grupmoshës 5-9 vjec të cilët zënë  35.5% të totalit të rasteve të konfirmuar ndërsa Incidenca më e lartë është në grupmoshën 2-4 vjeç me 1.3 raste/100 000 banorë.

Deri më tani nga 31 raste të konfirmuara vetëm 19 prej tyre kanë marrë trajtim spitalor për komplikacione të mundshme, pjesa tjetër janë ndjekur në shtëpi.

Gazetare: Sonila Mlloja 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›