E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nomenklatura e ricikluar

Mjedisi ku lind dhe rritesh ka shumë rëndësi për qenien njerëzore. Nuk ka dyshim se vendi dhe shoqëria janë pjesëmarrës në formimin e ndërgjegjes së një njeriu. Por për mirë apo për keq, secili prej nesh është produkt i familjes së vet të origjinës, si në formim fizik, ashtu edhe në atë psikologjik, social a moral. Sipas shumë studimeve mbi karakterin themelues të një njeriu, prindërit kanë rol kryesues, sepse ushtrojnë tek fëmijët një ndikim fizik, psikologjik dhe social. Gjërat që i konsiderojmë të rëndësishme në jetë (vlerat), qëllimet që ndjekim, arsyet që mbrojmë, miqtë që kemi, mënyra jonë për të zënë një vend në shoqëri, janë në funksion të vlerave të mësuara në mjedisin familjar. Në njëfarë mënyre fëmija varet nga prindërit në trupin e tij, në kokën e tij, në grupin e tij shoqëror.

Pra me pak fjalë fëmijët janë pasardhës, shpesh. Vazhdues, disa herë. Tradhtarë, edhe, të tradhtuar. Deri në çlirim vetjak nga njëherë. Por në të shumtën e rasteve kanë fate të përbashkëta: për shembull, bijtë e ish bllokut komunist shqiptar kanë pasur përfundime të përbashkëta të sikur të ishte një parabolë, që duke u nisur peng të një histori familjare e cila koincidonte me Historinë. Një ambient pozitiv thekson cilësitë e njerëzve me inteligjencë të madhe dhe i stimulon në gjurmim të dijes, siç ç’ka ndodhur në shumë faza të historisë, nga Athina e Platonit, nga Firencja e Leonardo Da Vinçi, nga Franca e Volterit. Ndërsa një ambient negativ, në sociologji kjo dukuri quhet tirania e vendit, gjurmimi behej për gjak të freskët anti/komunisti për të përligjur një aksionë degjeneruese të socializmit, prandaj këtë habitat të përbërë nga bisha  nuk kishte sesi të mos dilnin figura lideri që ngjasonin krejt me mostra e vrasës si në antikitet (bota kishte parë Neronin, Kaligulan etj). Ashtu siç dimë më njofto për fat të keq përpara disa dekadash në Shqipëri fenomenin e diktatorit par exellence Hoxha, Alia, Gjoni. Por vetë diktatori Hoxha në Shqipëri mbolli farën e keqe në tokën e një pjesë të Tiranës, që u quajt Blloku i udhëheqjes ku banonte nomenklatura e byrosë politike.  

Mirëpo vilat e ish-Bllokut që ishin marrë me dhunë nga pronarët e vërtetë - të gjithë njerëzit që banonin në to - dëboheshin me dhunë. Ti hyn në portën e parë i gëzuar dhe nga porta e dytë shkon drejt e në burg ose në internim. Këtë klimë kishin krijuar të ashtuquajturit fizio-patologjikë kriminale, a thënë ndryshe “bllokmenët”, atje ku mbretëronte kultura e dhunës dhe e hipokrizisë. Fëmijët e këtij ambienti ishin aq ushqyer sidomos në nënvetëdije më njëfarë dhunë psikologjike sa edhe e shfaqin kaq shumë me veprime publikisht. Po të bësh një listë të fëmijëve të bllokmenëve, të del se përshembull 70 përqind janë angazhuar në politikën e Partisë Socialiste. Pjesa tjetër në mediat dhe në sipërmarrjen e ndërtimit, që shantazhojnë demokracinë, jo për të risjellë komunizmin si regjim, por komunizmin si pushtet në pak duar. Çunat e bllokut janë mbetje toksike të ideologjive dhe të utopisë, që janë gjithmonë të lodhur e gjithmonë të uritur.

Mjafton të shikosh nëpër lajme apo ku do të vesh, kur përballesh me ndonjë nga këta politikanët e rinj apo burokratët e administratës bashkiake, dhe do të gjesh ndonjë mbiemër të njohur më herët që ka lidhje me ish-nomenklaturën puniste - pasardhësit e bllokut dhe te oborrtarëve që gëlojnë ne bizneset dhe politikën vendase. Mbiemra të komunizmit si Rama, Gjoni, Peza, Bushati, Klosi, Xhufi, Beqja, etj, bëjnë pjesë të saj gjenerate që i kanë rrënjët direkt me diktaturën. Si bari i keq, ato mbijnë prapë më shiun e ardhshëm. Sot "Çunat" të nomenklaturës dhe të Byrosë Politike ju i shihni paralel me ngjarje, situata dhe personazhe në nivele të tjera të shoqërisë, duke e bërë lehtësisht të kapërcyeshëm hendekun politik dhe duke mos i parë gjërat prej statusit politik.

Ndoshta faktori themelor që këto po riciklohen mbetet tranzicioni. Po kalojmë një periudhë të vështirë, edhe më të vështirë se në vendet e tjera, sepse shtypja ka qenë shumë më e madhe në Shqipëri. Edhe mënyra se si e riciklon media të kaluarën është negative. Publikimi i intervistave apo shkrimeve të “Le femme du diable”, të Ramiz Alisë, të bijve të Xhelil Gjonit e Sulejman Bushatit, të Myslym Pezës e shumë të tjerëve. Shumë djem të atij Komiteti qendror komunist, që kinse dalloheshin si rebelë a bij plëngprishës, janë rikthyer sot në folenë e prindërve të tyre biologjikë e ideologjikë. Katalizator i këtij rigrupimi në PS është kryetari, Egoarku Rama, biri i një bllokmeni të dorës së parë. Një njeri - sot politikan i parë opozitës socialiste, që trashëgon në ADN-në e vet frymën që thithte brenda në bllok - afërmendsh do të shfaqë një urrejtje patologjike për shtresat e lira dhe demokratike. Kur Kristaq Rama ishte njeriu më i afërt i Ramiz Alisë, ky mund të shikonte si rebelim ndaj autoritetit atëror kundërvënien ndaj komunizmit, por sot ky fakt na tregon më shumë se kurrë se është Ai që në nënvetëdije do t’i krenojë komunistët nostalgjikë - jo me festa apoteozë në Pezë - por me instalimin e ndonjëfarë autoriteti që kishte i Ati.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›