E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Këshillit të Omonia-s/Zoti Dule po gëzon një mandat të grabitur

Me ne fund zoti Dule e pohoi me gojen e vet: Mandati pas te cilit eshte kapur per te goditur kundershtaret e tij eshte mandat i tjetërsuar. Dule pohon: “… I takon OMONIA-s qe te caktoje njerezit e saj per ta perfaqesuar si kandidate ne zgjedhje dhe PBDNJ vetem i miraton”. Le te na thote zoti Dule, vete a ishte i perzgjedhur i OMONIA-s per te kandiduar ne zgjedhjet e 28 qershorit? Ne themi jo, sepse kandidatet qe kane kaluar ne filtrin e OMONIA-s per te kryesuar listat elektorale te PBDNJ-se ne qarqet Vlore dhe Gjirokaster (ne baze te marreveshjes, e cila mund te ndryshohet vetem nga Konferenca e Pergjithshme e OMONOIA-s) ishin Harallamb Panteqi dhe Spiro Ksera. Zoti Ksera nuk u kandidua nga PBDNJ, sepse Dule donte ta kryesonte vete listen e Gjirokastres, duke injoruar vendimin e OMONIA-s dhe mbeshtetjen e tij elektorale, ndersa Harallamb Panteqi u vendos i dyti ne listen e Vlores. Eshte shume e thjeshte: Dule vodhi ne mes te dites mandatin qe i takon OMONIA-s. Nderkohe shperfilli vendimin e saj, per te dale PBDNJ si force e pavarur ne zgjedhje, pasi, si produkt i kulisave qe eshte, i kishte dhene fjalen e nderit Edi Rames dhe Erjonit. 

I lutemi zotit Dule te mos marre atributet e liderit te OMONIA-s. Ne Keshillin e Pergjithshem te saj, te 45 anëtaret jemi te gjithe te barabarte ne baze te statutit. Jemi te gjithe te zgjedhur nga Konferenca e Pergjithshme. Perjashtimi i çdonjerit prej nesh behet nga Keshilli i Pergjithshem pas propozimit te komisionit disiplinor. Edhe ne mund te dalim e te themi se “organet e larta te OMONIA-s perjashtuan zotin Dule nga OMONIA”. Por nuk e bejme se qellimi yne nuk eshte te perjashtojme, sepse lypset te jemi serioze persa u perket principeve qe udheheqin nje organizate si OMONIA jone. Keto jane gjera te thjeshta qe zoti Dule i di mire. Perpjekja e tij per ta katandisur OMONIA-n si PBDNJ, ku heq kë të doje dhe emeron ke te doje, eshte e destinuar te deshtoje. Do te bente mire te ndalte revanshin dhe te kete guximin te perballet me te verteten ne Keshillin e Pergjithshem te OMONIA-s. Ne nuk kemi ndermend ta ndjekim ate ne turin e perditshem qe ben ne kanalet televizive. Ne, fjalen tone do ta themi ne OMONIA. Ai eshte institucioni para te cilit te gjithe matemi kur flasim.  

I themi zotit Dule se roli i drejtorit te kuadrit per MEG qe ka luajtur gjithe keto vite ka marre fund. Greket e Shqiperise nuk kane nevoje per çoban, sepse nuk jane dele qe t’i drejtoje ai si te dojë. Ne qofte se ai ka humbur busullën, le te vije ne Keshillin e Pergjithshem te OMONIA-s qe te riorientohet. Pse i shmanget? Pse e pengon zhvillimin e mbledhjes se Keshillit te Pergjithshem? Veprimet e tij jashtestatutore mund ta shnderrojne ne personazh te parapelqyer te emisioneve televizive, por nuk kane per t’i shtuar ndonje pike me shume ne syte e bashkekombasve te vet, të cilet i ka braktisur me kohe. Sot ai nuk qan hallin e tyre, qan hallin e vet. Ne i themi vetem kaq: Kur njeriu eshte ne hall, vetem me vellezerit e vet mund ta zgjidhe. Ne jemi gati ta ndihmojme vellane tone. Mjafton te kthehet ne gjirin e familjes. Zoti e falte vellane tone te dobet Dule. 

Grupi i 23 anëtarëve të Keshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›