10 Papët më të përfolur në histori
I njohur më së shumti edhe si Stefani VII, Papa e përçmonte aq shumë paraardhësin e tij, Papën Formosus, sa as vdekja nuk mund ta kënaqte inatin e tij. Ai preferoi në këtë rast përçmimin ekstrem. Në Sinodën e Kadavrës, që konsiderohet si “gjyqi më i çuditshëm dhe i tmerrshëm në historinë njerëzore” dhe një nga “historitë më të çuditshme të papave”, Stefani VI kishte zhvarrosur kufomën e paraardhësit, e kishte veshur me veshjen karakteristike papale dhe e kishte ulur në një fron në mënyrë që t’i bënte gjyqin. Në fund të gjykimit, Papa i vdekur u fajësua për disa akuza false. Për dënim, Papës iu prenë tre gishta nga dora e djathtë, me të cilat ai në të gjallë kishte dhënë bekimet. Më pas, kufoma ishte zhveshur nga veshja papale dhe ishte veshur me rroba të zakonshme dhe më pas ishte hedhur në lumin Tibet, ku më në fund mund të prehej në paqe.
Urbani VIPapa Urban VI (Bartolomeo Prignano) e nisi ters. Duke qenë se ishte italian, u zgjodh për të pasuar Gregor XI, në prill të vitit 1378, në një lëvizje për të vendosur dominimin e romanëve në papat pas atij francez. Por me të ardhur në këtë pozicion, Urbani VI i largoi të gjithë ndjekësit e tij, me stilin shumë të ashpër të qeverisjes dhe drejtimit. 13 kardinalë francezë, të cilët i druheshin faktit se mos Papa i ri do të favorizonte tashmë vetëm italianët, shkuan në Romë, duke deklaruar se zgjedhja e Urbanit ishte anuluar, sepse nuk ishte bërë e lirë, por nën presionin e frikës. Në shtator të vitit 1378, ata zgjodhën Papën e tyre, kardinalin Robert nga Gjeneva, i cili u bë Antipapa Klement VII.
Aleksandri VII korruptuar, plot me kundërshti dhe i ligë, Aleksandri VI nuk ishte aspak një reflektim i pastërtisë. Ishte anëtar i familjes së shquar dhe të pasur Borgia dhe rrugën drejt altarit të Shën Pjetrit e bleu me para. Me të mbërritur në krye të Papatit, ai vendosi anëtarët e familjes së tij në pozicione shumë të rëndësishme, përfshi djemtë dhe fëmijët nga e dashura Vannozza Catanei. Prej saj, ai pati katër fëmijë. Për të ka shumë gojëdhëna të ndyra, të cilat mund të mos jenë të gjitha të vërteta.
Piu XIIShumë popullor gjatë periudhës së Papës, Piu XII, i cili shërbeu në Vatikan nga viti 1939 deri në vitin 1958, ka qenë subjekt debatesh që prej kohësh, të cilat vazhdojnë edhe sot. Si kreu i Kishës Katolike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Piu akuzohet nga disa për mefshti ndaj denoncimit të dhunës dhe tmerreve të Holokaustit. Në janar të këtij viti, kreu i komunitetit hebre në Romë, i kërkoi shpjegime Papës aktual për heshtjen e Piut në lidhje me krimet e Holokaustit. Megjithatë sipas Kishës, Piu ka qenë shumë aktiv në mbrojtjen e hebrenjve.
Benedikti IXPapa Benedikt IX nuk ishte fort i dashur. Shën Pjetër Damiani e kishte cilësuar “djalli nga ferri i veshur si prift”. Në librin e tij të tretë “Dialogues”, Papa Viktor III shkruante se Benedikti “kishte një jetë aq të kotë, aq të turpshme, aq të neveritshme sa të drithëronte”. Dhe ai ishte i denjë për një përshkrim të tillë. Ai ishte i pari njeri në histori që shiti papatin
. Blerësi ishte prifti Gjon Gratian (Papa Gregor VI). Më vonë Benedikti IX refuzoi që të përballej me akuzat për simoni dhe u përjashtua nga kisha.
Papa Bonifaci VIII nuk i ishte nisur aspak misionit për të shpëtuar shpirtrat e njerëzve. Ai donte në fakt që të sundonte jetët e tyre. Ai ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë të autoritetit Papal. Ajo që nisi si një zënkë për ca taksa me Mbretin Filip IV të Francës u përshkallëzua në një dekret të posaçëm të Papës, sipas të cilit çdo “krijesë njerëzore ishte pronë e Papës”. Papa çoi mercenarë për të shkatërruar kështjellat e shumë pasanikëve, i deklaroi luftë shumë familjeve të pasura fisnike italiane që nuk iu nënshtruan. Në shtator 1303, një ushtri e drejtuar nga njëra prej këtyre familjeve e grabiti Papën dhe i kërkoi që të abdikonte. Papa, edhe pse u mbajt për shumë ditë peng, refuzoi që ta bënte një gjë të tillë. Por arriti që të mbijetonte dhe të rikthehej në Romë, ku ndërroi jetë një muaj më pas.
Nikolas IIIështë gjithmonë mirë të jesh Papë, por gjatë tri viteve të Papatit të Nikolasit III mund të ketë qenë më mirë të ishe vëllai i Papës, apo i ungji. Nikolas III i shpërndau shumë pasuri anëtarëve të familjes së tij.
Klementi VKlementi V i rishikoi dekretet e Bonifacit në lidhje me francezët, por tentativa e tij për të bërë amendamente dështoi. Kur Mbreti Filip IV i Francës i akuzoi Templarët për herezi, Klementi V i shfuqizoi ata para mbretit. Ai i vuri shumë vende në armiqësi me njëri-tjetrin, caktoi taksa shumë të larta dhe u dha para e toka njerëzve të tij të familjes.
Leo XPapa Leo X kishte shije për gjëra të shtrenjta dhe luksoze. Ai ishte një njeri që i përkiste epokës së Rilindjes. Ndërtoi Librarinë e Vatikanit, përshpejtoi ndërtimin e Bazilikës së Shën Pjetrit dhe i dha zhvillimit të artit fonde të mëdha. Por këto përpjekje kërkonin shumë para. Aq shumë para, sa në fakt ai mbeti pa një kacidhe dhe madje jo vetëm për sa i përket thesarit të Vatikanit, por edhe pasuria e tij personale shteroi. Për të rikuperuar këto humbje, Leo nisi të shiste gjëra të çmuara të Vatikanit. Ai nxiti shumë edhe indulgjencat, që ishin pagesa që mëkatarët mund t’i jepnin në këmbim të pastrimit të shpirtit.
Serxhi IIIE vërteta në lidhje me Serxhin III ka humbur në mjegullën e kohërave, sepse ai ka jetuar mbi 1 mijë vjet më parë. Por besohet se ka qenë i vetmi Papë në histori, i cili ka urdhëruar vdekjen e një Pape. Në vitin 904, Antipapa Kristofer mendohet se u vra me urdhër të Serxhiusit III, që mori kontrollin e Papatit po atë vit. Veprimet e tij të errëta nuk mbarojnë këtu. Flitet se ai u lidh me vajzën e një konti shumë të pasur dhe të fuqishëm, që e ndihmoi të shtrinte territoret dhe zgjeronte pasurinë e tij. Nga kjo lidhje erdhi në jetë një djalë, i cili u bë Papa Xhon XI.
#