E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nominimi i Klodit

17/03/10 04:53

Klodi e merr keq nominimin dhe është frikësuar nga mundësia nëse do të eleminohet nga loja të shtunën. Ai u ka thënë banorëve teksa rrinin në dhomën e gjumit, se e ndjente që ai do të dalë kësaj jave duke e përforcuar mendimin me faktin që i kruheshin këmbët, çka për të do të thoshte se së shpejti do të bënte rrugë. Ata e kundërshtojnë duke i thënë që të mos fiksohet pas këtyre gjërave sepse është e kotë.
Kështu pasi bëjnë thashetheme për banorët e grupit tjetër Olta, Seldi Domi dhe Ada bisedojnë për nominimin e Klodit. Olta thotë se Klodi e ka marrë keq nominimin dhe është fiksuar se do të dalë këtë javë. Kështu ata komentojnë shprehjet e Klodit duke thënë se atë e venos vetëm publiku. Seldi thotë se Klodi është aktiv brenda shtëpisë dhe nuk duhet ta mendojë fare nominimin. Ai kundështohet nga Olta e cila i thotë se ata që janë brenda shtëpisë mendojnë se Klodi nuk meriton që të dalë, por ata nuk e dinë se çfarë mendojnë tw tjerwt qw jashtë për Klodin. Ata komentojnë edhe shprehjen e opinionistit kur i thotë Klodit që të tregonte më tepër nga vetja e vetë sepse ai ka se çfarë të tregojë nga njohuritë e tij. Ada e komenton këtë shprehje si një mesazh ku Klodit i bëhej e ditur se ai nuk dukej aktiv nga jashtë, ndërsa Domenika e shikon thjesht si një këshillë që opinionisti i dha Klodit. Më pas ata diskutojnë për sjelljen e banorëve kur janë në nominim dhe Seldi tregon ndonjw fragment rreth javës që ishte në nominim së bashku me Domenikën.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›