Rama prezanton fazën e dytë të punimeve në sheshin "Skënderbej"

Kryebashkiaku Edi Rama ka prezantuar fazën e dytë të punimeve për rikostruksionin e sheshit "Skënderbej". Në një prononcim për mediat Rama duke e cilësuar projektin për rikostruksionin e sheshit si mjaft të ndërlikuar kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve. Sipas tij nuk do të ketë bllokim të menjëhershëm të sheshit dhe theksoi se do të ketë një kordinim me policinë rrugore. Ai shtoi gjithashtu se trafiku do të menaxhoeht ndryshe pasi do të kalohet në një pjesë tjetër të punimeve.
Projekti për sheshin "Skënderbej" ka ditë që shtë bërë "mollë" sherri mes bashkisë së Tiranës dhe qeverisë ku kjo e fundit pretendon se projekti i humbet identitetin sheshit.
Projekti për sheshin "Skënderbej" ka ditë që shtë bërë "mollë" sherri mes bashkisë së Tiranës dhe qeverisë ku kjo e fundit pretendon se projekti i humbet identitetin sheshit.