Nora Istrefi këndon nëpër pishina

E dashura e Behramit tek “The Sun”
Modelja italiane, Elena Bonzanni, e cila njihet edhe si e dashura e mesfushorit shqiptar, Valon Behrami, është prezantuar në tabloidin e njohur britanik “The Sun”. Në një kohë kur shqiptari është etiketuar si “Beckhami zviceran”, për shkak të nënshtetësisë dhe angazhimit të tij për kombëtaren zvicerane, “The Sun” në edicionin e saj online ka bërë publike një varg fotosh seksi të modeles italiane. Futbollisti i talentuar Behrami kohë më parë ndërroi vendinqëndrimin e tij. Pas disa vitesh të suksesshme me klubin italian të Lazios, nga ky sezon ai do të angazhohet për ekipin e Londrës, West Ham, ndërsa jeta në kryeqytetin britanik do t’i japë rast edhe modeles të zhvillojë karrierën e saj. Gazeta e cilëson 25-vjeçaren si një vajzë të zjarrtë, puna kryesore e së cilës është të duket seksi dhe e mrekullueshme para fotoaparateve, dhe duket se këtë mision e kryen në mënyrë fantastike.
Gjoksi i Arta Bajramit në “Youtube”
Ka kohë që një video me gjoksin e zbuluar të Arta Bajramit ka përfunduar në sitin elektronik “Youtube”. Bëhet fjalë për një moment delikat, ku veshja e ka tradhtuar këngëtaren seksi, duke nxjerrë në pah gjithë gjoksin. Incidenti ka ndodhur gjatë një show televiziv, ku ajo së bashku me Locon (reperi kosovar) janë ftuar të interpretojnë këngën e tyre “Asnjë milimetër”. Busti që kishte veshur Arta nuk i ka rezistuar dot shtrëngimit të fortë, dhe gjoksi ka shpërthyer sipër tij. Videoja e hedhur në “Youtube nuk” zgjat më shumë se 1 minutë e 16 sekonda, por padyshim që është koha e mjaftueshme që gjithë fansat e Artës të shikojnë pjesë të pazbuluara më parë prej saj.