E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha gaboi me Taulantin

Presidenti i PAD-së, Neritan Ceka, e konsideron të mbyllur kapitullin e ripërsëritjes së bashkëpunimit të pesë partive opozitare në zgjedhjet e 2009-ës. Thirrja për një bashkim të të pesë forcave besoj se është një gjë që ka më shumë hipokrizi brenda, dhe për më tepër është mashtrim, sepse ndryshimet kushtetuese ishin pikërisht gijotina që PS-ja dhe kreu i saj, Rama, u ngritën aleatëve. Kështu që pas kësaj ngjarjeje dhe pas ndëshkimit të Kasharit, duket se rrugët tona janë të ndara, - thotë ai në një intervistë për Korrierin. Madje ai parashikon se socialistët do të dalin humbës në zgjedhjet e përgjithshme, nëse Edi Rama do të jetë sërish në drejtimin e tyre. Por edhe në rast se PS-ja fiton, Ceka e sheh si një zgjidhje jo të kënaqshme nga PAD-ja bërjen pjesë në këtë kabinet qeveritar.

-Zoti Ceka, si e shikoni aktualisht mundësinë e bashkëpunimit mes pesë partive të majta, sikundër ndodhi në 2007-ën?

Neritan Ceka: “Mesazhi i Kasharit është më tepër një vijë ndarëse, sesa bashkim. Pra, ndan në disfatë PS-në me iniciativën e saj për të qenë edhe e vetme, edhe trime në luftë, pavarësisht se doli e fundit nga pjesa tjetër, e cila veproi bashkë në Kashar. D.m.th u provua edhe njëherë një kohezion midis LSI-së, PAD-së dhe forcave të tjera të majta. Kështu që ky mund të jetë një model edhe për zgjedhjet e ardhshme. Thirrja për një bashkim të të pesë forcave besoj se është një gjë që ka më shumë hipokrizi brenda, dhe për më tepër është mashtrim, sepse ndryshimet kushtetuese ishin pikërisht gijotina që PS-ja dhe kreu i saj, Rama, u ngritën aleatëve. Kështu që pas kësaj ngjarjeje dhe pas ndëshkimit të Kasharit, duket se rrugët tona janë të ndara”.

-Po pas 2009-ës?

“Natyrisht që pas 2009-ës do të jetë një peizazh tjetër politik. Unë jam i sigurt që do ta ketë të vështirë Rama ta çojë deri në 2009-ën PS-në, pas disfatës së Kasharit dhe pas rrëmujës që ka krijuar ai në politikën shqiptare: bashkëpunimit të hapur edhe të fshehtë me Berishën dhe themi konsolidimit të një force alternative që nga qendra deri tek e majta. Kështu që është herët të themi se cilat mund të jenë marrëdhëniet midis asaj që është sot opozitë në vitin 2009”.

-D.m.th., po të jetë sërish Rama në krye të PS-së bashkëpunimi mund të jetë i vështirë, madje i paarritshëm?

“Po të jetë Rama në krye të PS-së, nuk ka fitore njëherë. Për këtë të jeni shumë i sigurt. Është një kaotik i vërtetë në veprimet e tij politike dhe, së dyti, natyrisht që ne e kemi vështirë të bëjmë pakt me një njeri që nuk mban fjalën”.

-Pra, e përjashtoni mundësinë që të jeni pjesë e qeverisë së zotit Rama?

“Unë besoj që është një fantashkencë një qeveri e drejtuar nga zoti Rama”.

-Por nëse do të jetë e tillë, zoti Ceka?

“Unë nuk besoj që do të ishte një zgjidhje e kënaqshme për Aleancën”.

-A do të duhet të ketë një zgjidhje ose me zotin Rama, ose me zotin Berisha?

“Unë besoj që këto nuk janë pyetje që mund t’i bëhen një politikani një vit përpara zgjedhjeve. Nuk mund të jetë alternativa kaq e thjeshtë, sepse natyrisht këtu të çon logjika e ndryshimeve që dy zotërinjtë përgatitën, por nuk besoj se do të jetë formulë: “A” plus “B” baraz me “C”.

-Por do të duhet të zgjidhni...

“Absolutisht Kashari tregoi që ka edhe një “C”, ka dhe një “D”, apo jo?! Dhe “D”-ja është PS-ja. Kështu që PS-ja nuk është faktor në këtë formulë. Është një rezultat i mbledhjeve, kështu që mos e fryni shumë zotin Rama”.

-Ka pasur një deklaratë nga zoti Demeti, që edhe ju ma keni thënë po atë ditë që ndodhi incidenti me zotin Balla. Mendoni vërtet se ishte normal reagimi i zotit Berisha?

“Këtu ne nuk po bëjmë apologjinë e zotit Berisha, por po themi këtë gjë: “Çdo gjë që po ndodh sot në parlament, është rezultat i kompromiseve që ka bërë zoti Rama. Pra, edhe shprehja e arrogancës nga PD-ja, (nuk e kam fjalën vetëm për rastin e zotit Berisha), por arroganca e vazhdueshme në veprimet parlamentare të muajve të fundit, tregojnë pikërisht se PS-ja është humbëse e terrenit opozitar. Edhe vetë mbyllja e historisë së zotit Balla tregon për një tërheqje tjetër të PS-së, në shkëmbim të asaj që ai i quan favore. Pra, të luftës pa parim që po zhvillon kundër ish-aleatëve të saj. Ndaj ne kemi thënë që nuk do të ketë asnjë lloj mbështetje për PS-në. Çdo gjë që e bën PS-ja dhe e pëson e ka nga koka e saj. Edhe ajo që ngjau në marrëdhënien Balla-Berisha ishte një ngjarje e paralajmëruar në fund të fundit. Në Parlamentin Shqiptar është bërë një zakon, që kushdo mund të thotë çdo gjë, dhe pastaj justifikohen kur kalohet masa e përgjigjes. Natyrisht që unë nuk mbështes atë lloj reagimi të kryeministrit, por të mos thuhet asnjë gjë nga PS-ja për fjalime të tilla, ku përmenden anëtarë të familjes sikur jemi në kafe. Besoj që kjo nuk e justifikon PS-në”.

-Një koment për ndryshimet në qeveri?

“Të para si qytetar, unë mendoj që janë pozitive. Janë persona që i bëjnë nder çdo qeverie, qoftë Pollo, qoftë Godo, qoftë edhe zoti Beja. Reflektojnë një përpjekje për të forcuar pozitat e PD-së, brenda qeverisë. Për të margjinalizuar një pjesë të aleatëve, sidomos pas kthimit të PDK-së në një forcë fluide. Duket qartë që Berisha di të përfitojë në çdo rast”.

-U fol se zoti Pango shpëtoi në fije të perit nga largimi prej postit të tij. Unë di që juve ju është bërë më parë një ofertë e tillë, për të marrë postin e zëvendëskryeministrit ose ministrit të Kulturës. Nëse kjo ftesë do t’ju bëhej në këto momente, a do ta pranonit?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›