E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja mblidhet Keshilli i Mandateve

Kuvendi i Shqiperise ka nisur shqyrtimin e kerkeses se 16 deputeteve demokrate per heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja.

Ne mesdite eshte konsumuar hapi i pare me mbledhjen e Keshillit per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetet i cili kryesohet nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ka ne perberje 5 deputete te mazhorances dhe 5 te opozites.

Sipas njoftimit zyrtar ne mbledhje u lexua kerkesa per heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja dhe u paraqit dokumentacioni perkates mbi te cilin demokratet bazojne kerkesen e tyre.

Ne mbledhje ishte i pranishem edhe vete deputeti Beqja i cili sipas njoftimit kerkoi kohe deri te premten per tu pergatitur kerkese qe eshte marre parasysh duke vendosur qe te premten te jete dita kur Beqja te flase para Keshillit te Mandateve.

Hapi tjeter eshte qe ky keshill ti paraqese per vendim seances nje raport qe deri tani nuk besohet se do te jete konsensual dhe hapi i fundit do te jete vendimi qe duhet te marre Gjykata Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›