E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare Tirana largon Staroven per Deden

Dede kete sezon ishte zevendestrajneri i Skenderbeut. Bardheblute pas tete ndeshjesh kane koleksionuar vetem tete pike.

Flitej prej ditesh ne media por ka ndodhur vetem gjate te dieles pasdite. Drejtuesit e Tiranes kane shkarkuar trajnerin Sulejman Starova nga detyra dhe kane percaktuar menjehere zevendesuesin e tij. Nevil Dede do te jete timonieri i kryeqytetasve per vazhdimin e sezonit. Kjo levizje ka habitur jo pak ambientin bardheblu pasi shume pak e prisnin nje rikthim te Dedes per me teper qe ai ishte dhe zevendestrajneri i Skenderbeut deri ne fund te javes qe lame pas

Arsyet

Dje eshte zhvilluar nje mbledhje qe ka zgjatur gati dy ore dhe protagoniste ishin Refik Halili presidenti i Tiranes dhe Rauf Dimraj shefi i Klubit. Rreth ores tete ne mbremje palet thyen heshtjen duke deklaruar emrin e ri te trajnerit te Tiranes si dhe duke treguar arsyet e largimit te Staroves. Respektojme Sulejman Staroven si trajner por ketu rruget tona ndahen - tha Rauf Dimraj. Shefi i Klubit i Tiranes pohoi Drejtuesit falenderojne Staroven per punen e bere me ekipin. Ai na ka permbushur objektivat e ekipit tone vetem ne Ligen e Evropes pasi kaloi turin e pare eliminator. Nderkohe qe per sa i perket ecurise ne kampionat ne nuk jemi aspak te kenaqur. Trajneri Starova nuk ka arritur te marre as gjysmen e pikeve qe kane qene ne loje - perfundoi Dimraj.

Situata

Largimi i Staroves nga Tirana u be ne nje moment kyc per skuadren me te titulluar ne Shqiperi. Pas shate ditesh Tirana do te luaje derbin e madh te kryeqytetit. Bardheblute do te presin skuadren e Dinamos ekipi qe i eshte shkeputur me plot 7 pike ne tabele. Dinamovitet per momentin jane ne vendin e pare ne tabelen e klasifikimit ne kuoten e 15 pikeve nderkohe qe Tirana mban vendin e tete ne kuoten e 8 pikeve.

Deja Vu

Per Nevil Deden ambienti bardheblu nuk eshte nje risi. Ish-mbrojtesi i kombetares shqiptare ka qene pjese e ekipit te Tiranes per plot 14 sezone nga ai 1992-1993 e deri ne 2003-2004 dhe me pas u rikthye perseri tek bardheblute pas eksperiences elbasanase per dy sezone 2006-2007 dhe 2007-2008. Durrsaku gjithashtu ka fituar nje sere trofesh me bardheblute si lojtar. Gjate periudhes qe ka luajtur ne kryeqytet ai ka dale plot tete here kampion i Shqiperise me Tiranen. Nevil Dede pervec mbrojtesit ka kryer edhe me pare detyren e trajnerit tek Tirana. Ish-mbrojtesi i kombetares ishte zevendesi i Alban Tafajt keta te dy moren drejtimin e Tiranes pas largimit te trajnerit kroat Ilia Loncarevic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›