E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorenzo piloti qe theu limitet per te fituar

Lorenzo kete sezon u ka dhene nje leksion te mire te gjithe piloteve qe nuk marrin persiper rrezikun. Ai ndryshe nga shume te tjere ka kaluar limitin ne piste dhe ne fund arriti qe ti gezohej titullit kampion bote ne Moto GP

Tashme nuk ka askend perpara kampioni i botes ne Moto GP eshte ai. Ne nje dite te shenuar si ajo e djeshmja 10 i 10-i i 2010-s Jorge Lorenzo 23-vjecar kurorezoi endrren qe kishte qe i vogel te behej piloti me i forte ne bote. Kete dite te shenuar me gjithe ashpersine e mundshme kerkoi dhe ia prishi shoku i skuadres Valentino Rossi. Italiani me klasin e tij te pafundme arriti qe te eklipsonte triumfin ne boteror te Lorenzos pasi fitoi garen ne Sepang edhe pse e nisi shume keq ate. Gjithsesi nje pilot inteligjent si Valentino e di shume mire se ajo qe ndodhi dje ka shume kuptim per te ishte e padurueshme per here te pare italiani mundet nga nje shok skuadre ne luften per titull boteror. Ajo qe ndodhi dje ishte shume e cuditshme duke pare historine e Rossit i cili shoket e skuadres gjithmone i ka masakruar ne piste. Po flasim per pilotin me te madh ne Moto GP te eres moderne.

Monster

Triumfi i Lorenzos eshte i merituar. Piloti spanjoll shkoi ne skuderine e Yamahas tri vite me pare me vetedije te plote se po i afrohej nje monstre te ketij sporti si Valentino Rossi. Sezoni i pare ne Moto GP per spanjollin nuk qe shume pozitiv pasi shpeshhere u rrezua gjate garave. Ate vit spanjolli me plot kuptimin e fjales filloi te provonte ne lekuren e vet dhimbjet e Moto GP-se. Ndersa ne vitin e dyte pra vjet Lorenzo tashme i maturuar guxoi te sfidonte Rossin ne piste madje duke fituar disa cmime te medha edhe pse pezarezi ne fund fitoi boterorin. Vale qe nga ai moment ndjeu rrezikun e rivalit te ri ne bokse dhe i kerkoi Yamahas qe ti rinovonte kontraten me kusht qe ai te trajtohej si pilot i pare ne kete skuteri vend ky qe cdo dite e me shume po i largohej derisa erdhi edhe Boterori 2010. Rossi ne fillim fitoi disa gara me pas Lorenzo e mposhti hapur ne dy cmime te medha ate te Spanjes dhe ate te Frances. Me pas ne Mugello Vale theu kemben e djathte dhe Lorenzos me ne fund iu hap rruga drejt titullit te pare. Spanjolli ne 15 gara mori 7 fitore dhe hipi 13 here ne pod. Keto shifra tregojne hapur superioritetin e te riut nga Spanja.

Depresioni

Perse ishte i madh Lorenzo Ai ndryshe nga te tjeret diti si te mesonte nga humbjet. Spanjolli nuk beri te njejtin gabim qe beri Stoner nje vit me pare. Casey qe u parakalua nga Rossi ne Laguna Seca pesoi nga ajo gare nje traume qe per te gjithe ende nuk e ka hedhur pas shpine. Nje te tille pesoi edhe Lorenzo ne Montmeloacute. Vjet piloti spanjoll u parakalua ne kthesen e peste para finishit ne xhiron e fundit nga Rossi ne pisten e shtepise se tij perballe tifozeve te tij. Ky episod ne gjuhen sportive mund te jete si nje lloj grushti ne fytyre. Por Jorge diti si te ngrihej dhe pranoi duelin perballe Rossit. Ai arkivoi humbjet qe ndaj nje rivali si Rossi jane normale dhe arriti ta mposhtte pilotin nga Pezaro ne kushte ekstreme. Mjafton te permendim se ne momentin kur erdhi Lorenzo tek Yamaha kjo skuder ishte prone e Rossit ishte ndertuar rreth tij duke qene se italiani e kishte kthyer kete skuader tek fitoret. Por ne fund ia hodhi i riu nga Spanja. Ky i fundit arriti qe te debonte Rossin nga kjo skuteri ai e detyroi pilotin nga Pezaro qe te pranonte oferten e Ducatit. Nese nuk do te ishte Lorenzo Doktori me shume mundesi do te qendronte tek Yamaha.

I papermbajtshem

Lorenzo ishte piloti qe gjithmone kishte dike perpara jo vetem ne Moto GP por edhe ne Spanje. Nje nga kundershtaret e tij ishte Daniel Pedrosa i cili filloi te fitonte ne klasin 125 cc para tij duke marre keshtu nje pjese te mire te sportdashesve ne Gadishullin Iberik. Me Pedrosan tek Honda zyrtare HRC ne leter vendi ideal ku mund te fitosh Lorenzo zgjodhi menyren me te veshtire per te hipur ne catine e botes. Ne fillim ai fitoi dy tituj kampione ne klasin 250 cc me nje motor inferior si Aprilia ne 2006 dhe 2007. Me pas kaloi tek Yamaha ne 2008 ne shtepine e pilotit me te forte ne bote Vale Rossit. Nderkohe qe Pedrosa po pret ende momentin e tij duke qene se akoma ska fituar titullin kampion bote ne Moto GP Lorenzo po i gezohet vendit te pare. Ne fund te fundit Pedrosa nuk duhet ta marre personale duke qene se Jorge Lorenzo u ka dhene te gjitheve nje leksion te vogel jete.

Gara e Malajzise

Piloti i Yamahas siguroi titullin e pare ne karriere pasi u rendit i treti ne garen e Malajzise qe u zhvillua paraditen e djeshme. Spanjolli ngjitet ne kuoten e 313 pikeve duke lene pas Dani Pedrosan me 228. I treti renditet Valentino Rossi i cili u shpall fitues i gares se djeshme duke ia lene vendin e dyte italianit tjeter Andrea Dovizioso. Lorenzo u shpreh i lumtur dhe i emocionuar ne perfundim te gares se Sepangut duke theksuar se ka marre maksimumin nga sa i ofroi ky sezon. E konsideroj veten njeri me fat fitova dy vite radhazi ne klasin e 250 kubikeve dhe para kater vjetesh mendoja se ky ishte maksimumi. Por sot jam kampion i Moto GP dhe ky eshte vertet maksimumi per nje pilot - pohoi spanjolli i Yamahas.

Libri i Arte i kampioneve

Viti Piloti

1949 Leslie Graham

1950 Umberto Masetti

1951 Geoff Duke

1952 Umberto Masetti

1953 Geoff Duke

1954 Geoff Duke

1955 Geoff Duke

1956 John Surtees

1957 Libero Liberati

1958 John Surtees

1959 John Surtees

1960 John Surtees

1961 Gary Hocking

1962 Mike Hailwood

1963 Mike Hailwood

1964 Mike Hailwood

1965 Mike Hailwood

1966 Giacomo Agostini

1967 Giacomo Agostini

1968 Giacomo Agostini

1969 Giacomo Agostini

1970 Giacomo Agostini

1971 Giacomo Agostini

1972 Giacomo Agostini

1973 Phil Read

1974 Phil Read

1975 Giacomo Agostini

1976 Barry Sheene

1977 Barry Sheene

1978 Kenny Roberts

1979 Kenny Roberts

1980 Kenny Roberts

1981 Marco Lucchinelli

1982 Franco Uncini

1983 Freddie Spencer

1984 Eddie Lawson

1985 Freddie Spencer

1986 Eddie Lawson

1987 Wayne Gardner

1988 Eddie Lawson

1989 Eddie Lawson

1990 Wayne Rainey

1991 Wayne Rainey

1992 Wayne Rainey

1993 Kevin Schwantz

1994 Mick Doohan

1995 Mick Doohan

1996 Mick Doohan

1997 Mick Doohan

1998 Mick Doohan

1999 Alex Criville

2000 Kenny Roberts jr

2001 Valentino Rossi

2002 Valentino Rossi

2003 Valentino Rossi

2004 Valentino Rossi

2005 Valentino Rossi

2006 Nicky Hayden

2007 Casey Stoner

2008 Valentino Rossi

2009 Valentino Rossi

2010 Jorge Lorenzo

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›