E Shtunë, 31 Tetor 2026

Normalizohet situata ne Kakavije

Pak pas mesditës se shtune është normalizuar situata në pikën doganore të Kakavijës.
Qindra pasagjerë në autobusët shqiptarë të linjave të udhëtimit ndërkombëtar u lejuan të kalonin në Greqi rreth orës 13:00.
Pasagjerët pritën disa orë në doganën e Kakavijës, përkatësisht në tokën greke sepse autobusët e shoqërisë greke 'KTEL' nuk lejonin vijimin e udhëtimit për shkak të një proteste të nisur.
Vendimi i Gjykatës administrative të Athinës, e cila pezulloi për të paktën 10 ditë urdhrin e ministrisë greke të Transporteve që ndalonte linjat e autobusëve Greqi-Shqipëri të kalonin kufirin në Kakavijë, shkaktoi një tjetër protestë.
70 autobuse te 'KTEL, shoqëri greke protestuan në anën greke të Kakavijës. Protesta e autobusëve grekë nuk lejoi autobusët shqiptarë të vijonin udhëtimin drejt Greqisë, por situata u normalizua pas disa orësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›