Normalizohet vend-depozitimi i mbetjeve ne Sharre nga Bashkia e Tiranes
Bashkia e Tiranës ka normalizuar gjendjen e dalë jashtë kontrollit në vend-depozitimin e mbetjeve në Sharrë.
Ajo mori masa urgjente për sigurimin e të gjitha burimeve potenciale, njerëzore, teknike dhe financiare për të siguruar një menaxhim korrekt dhe sipas standardeve mjedisore të mbetjeve urbane në Sharrë.
Situata në këtë vend-depozitim ishte jashtë kontrollit, dhe rrezikohej seriozisht një investim jetik për kryeqytetin.
Në Fushën e Sharrës mungonte kontrolli i territorit, dhe kjo zonë ishte kthyer në një vend biznesi për interesa të paligjshme.
Gjithashtu, mjetet teknike për shkak të keqpërdorimit dhe neglizhencës ishin jashtë funksionit, cka ka bërë që prej disa muajsh në Sharrë te mos kryhej shtyrja dhe ngjeshja e mbeturinave, duke krijuar një problem të madh për qytetin.
“Gjendja ishte e rëndë. Bashkia mori masa për normalizimin e situatës. Ne riparuam dhe vumë në punë mjetet dhe futëm nën kontroll territorin. Tani kemi një funksionim normal të venddepozitimit të mbetjeve këtu në Sharrë. Bashkia e Tiranës është e angazhuar në shfrytëzimin në mënyrë efiçente të aseteve të saj në funksion të ruajtjes së pastërtisë së qytetit dhe respektimit të standarteve mjedisore”, u shpreh drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli.
Duke qenë se vend-depozitimi i mbetjeve ishte lënë tërësisht jashtë kontrollit, rreziku i shpërthimit të zjarreve ishte evident, çka do të ishte me pasoja mjaft të rënda jo vetëm për banorët që jetojnë në këtë zonë.
Ndërhyrja e Bashkisë në bashkëpunim dhe me MPPT solli normalizimin e gjendjes dhe shpëtimin e projektit ku deri më tani janë implemetuar 3.5 milionë euro.