Bum rritjesh ne numrin e Fluturimeve Ajrore
Viti 2011 ka sjellë një bum rritjesh ne numrin e fluturimeve ajrore nga Shqiperia drejt destinacioneve të ndryshme të botës, si dhe anasjelltas.
Nëse do ti referoheshim të dhënave për transportin ajror, rezulton se kemi një rritje prej 23 % të numrit te pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, ku numri i pasagjerëve ka qënë 644.914 dhe aktualisht ka shkuar në 793995 pasagjerë.
Rritjen prej një 23 % të numrit të pasagjereve, mund ta përkthejmë si pasojë e shumë faktorëve, ku sigurisht më i rëndësishmi mbetet, Shqiperia destinacion turistik, tashmë i preferuar nga shumë turistë të huaj, por sigurisht një ndikim ka pasur edhe liberalizimi i vizave, që i dha mundësin shqiptarëve të udhetonin drejt të gjithë destinacioneve të botës.
Përsa i përket numrit të hyrje - daljeve te pasagjerëve, kemi përkatesisht një rritje prej 25 % te hyrjeve dhe 22% të daljeve krahasur me nje vit më parë, ku numri i pasagjerëve që kanë hyrë, nga 314734 ka shkuar përkatësisht në 392462, ndësa numri pasagjerëve të dalë nga 330180 ka shkuar në 401533.
Krahas rritjes bombastike të numrit të pasagjerëve, risi tjetër për këtë vit ka qënë edhe shtimi i destinacioneve të reja të futurimeve, përmendim këtu destinacionet per në Antalia ku deri vjet ofrohej vetëm me fluturime charter, nderkohë që këtë vit Shoqëria Ajrore ‘’Belle Air’’ vendosi në funksion të pasagjerëve linjë direkte.
Po kështu mund të përmendim linja të të tjera, të reja me destinacion Athinën , Barcelonën, Genovën , Londrën, Parisin, Rhodosin dhe Zurichun. Shtimi i ketyre linjave të reja ajrore ka shkurtuar në mënyrë të ndjeshme udhetimin për në keto destinacine të cilat më parë ofrohenin vetëm me anë të tranzitit dhe jo me linja direkte.