E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri ne Lezhe policia shoqeron 6 persona

6 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lezhës si autore të dyshuar për zjarrvëniet në qarkun e Lezhës. Zjarrvëniet sipas policisë jane të qëllimshme pasi cdo vit te njëjtat vende perfshihen nga flakët në Lezhë.

Zjarrëfikësit deri tani kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit dhe në malin e Kakarriqit, ndërkohë që zjarri vijon ne malin e Balldrenit dhe ne Kallmet .Aktualisht flaket e zjarrit vazhdojne te përfshijnë siperfaqe të tëra toke duke rrezikuar edhe banesat aty pranë. Situata po monitorohet nga forca te shumta të zjarrëfikesve, të policisë dhe banorët e zonës.

Puna është përqendruar në siperfaqet ku ndodhen banesat për të evituar përparimin e flakëve drejt shtëpive të banuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›